Kosova nuk çlirohet dot nga Serbia pa u çliruar nga të vetëquajturit UÇK që janë turpi i UÇK- së dhe luftës çlirimtare

Kosova nuk çlirohet dot nga Serbia pa u çliruar nga të vetëquajturit UÇK  që janë turpi i UÇK- së dhe luftës çlirimtare
Kosova nuk çlirohet dot nga Serbia pa u çliruar nga të vetëquajturit UÇK  që janë turpi i UÇK- së dhe luftës çlirimtare

Dr. Hysni Aliu

  • 16 November 2020 - 09:47

Shkruan: Dr. Hysni Ali

Deklarimet e sotme te z. Albin Kurti ne lidhje me akuzat  e gjykatës speciale ndaj krerëve të luftës, ishin një kontinuitet i një qëndrimi principiel dhe të dinjitetshëm të Kurtit dhe partisë që ai e përfaqëson, se kjo gjykatë është një padrejtësi ndaj popullit të Kosovës dhe luftës së UQK së për çlirim.  Reagimi i fundit i Abelard Tahirit, që njihet si një kokë e krimit të organizuar , i cili njëherë e këshillonte Thaçin se si ti merrte serbët e BIAS serbe në presidencë e tash si një vazhdues e zëvendësues i robërisë dhe kriminalitetit që Hashim Thaçi e la në gjysmë, e vërteton vetëm një fakt, që populli po merr frymë lirshëm,  tani kur robëruesve si Abelandi ka filluar të ju dridhet dheu ndër këmbë. Ky deklarim i praktikisht të deleguarit të Vuçiqit në Kosovë e zëvendësit të Thaqit në PDK  e arsyeton  plotësisht  edhe mos reagimin e derisotëm të Z. Kurti e të Zonjës Osmani gjë për të cilin unë ju bëra kritike. 

Është një rregull e luftës që si po duket vlen edhe për këtë luftë që tani po zhvillohet në Kosovë, ajo rregull është ” nëse nuk e vret armikun gjatë betejës, si rrjedhojë e mëshirës, atëherë mëshira jote do të hakmerret dhe armiku do të vret ty” andaj në betejë nuk ka mëshirë ndaj armikut.  Në Kosovë është një betejë, në mes të popullit, që përfaqësohet nga z. Kurti dhe znj. Osmani, dhe robëruesve si Abelard Tahiri me shokë e Vuqiqit në anën tjetër. Në deklarimin tënd, në momentin që  z. Kurti ua zgjati dorën e pajtimit juve, e vërtetuat edhe një herë, që ju nuk meritoni mëshirë, ju nuk njihni  atdhe dhe ju nuk njihni shtet, por jeni ata që nuk zgjidhni mjet e as mënyrë për të qëndruar në pushtet dhe për ta robëruar popullin tuaj. Ju po e vërtetoni që armiku juaj është Kosova dhe miqtë e saj, e miku juaj është  Vuqiqi, që po ju mban në pushtet e ju ka mbajt edhe në të kaluarën.  Nëse ato që i tha z. Kurti nuk qëndrojnë, atëherë, pretendimet e Gjykatës speciale, na qenkan të vërteta, andaj e bajshit me shëndet edhe epitetin si kriminel lufte e kriminel paqeje. Kur një shteti i burgoset presidenti, ashtu sikur që i ndodhi Kosovës, dhe nuk del asnjë njeri , ama bash asnjë njeri për të protestuar, atëherë, përgjigjja është e gatshme, pra aj popull është ndjerë i çliruar nga robëria.  Siç po duket, ky popull ka qenë aq i përmbajtur, sa që nuk ka dalë të festoj e të ju  brohoras këtyre arrestimeve, sepse e ka ditë që do ta njolloste shtetin e vet. Po më duket që Kosova, nuk do të çlirohet, pa u fut në burg me mijëra kriminel që kanë qenë dhe janë në pushtet ende, ashtu siç bëri Serbia pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjiq atje. Abelard Tahiri, Kosova kurrë nuk do të çlirohet, nga Serbia, pa u çliruar nga ju, që veten po e quani UQK,  e në realitet jeni trupëzuesit e  UQK së dhe luftës së saj çlirimtare.

 E ëndërroj një ditë kur, ju do fundoseni si Titaniku, zaten ashtu ka filluar fundosja juaj, dhe krahas fundosjes suaj, Kosova do të ngjallet dhe lulëzon. Fundosja juaj, mund të krahasohet me kohën e largimit  të forcave serbe nga Kosova në 1999, dhe dalja e popullit nga malet ku ishin fshehur për jetë a vdekje. Edhe sot, njerëzit janë të dhunuar, të vrarë, të frikësuar e të terrorizuar, por tani nga ju që çdokënd që guxon ta ngritë zërin nga ju, e shtypni në mënyrën ma q ‘njerëzore të mundshme. Abelard, ju jeni ata që e vratë Astrit Deharin në burg, me shishe mjalti, dhe thoshit qe vrau veten. Ju e vratë Astritin, në pikë të ditës, e sa të tjerëve ua keni humbur farën në pikë të natës, veç ju e dini.

Andaj. Më vjen keq të them, Haga është përgjigjja e vetme për ju. Po më dhemb që atje po njolloset vendi im dhe UÇK  nëpërmes emrit tuaj. Besoj shumë që tani është koha e duhur që bashkësia ndërkombëtare të ua  qes në fushë të zezat që i keni bërë, ashtu si ua qiti në fushë Nikolla  Gruevskit, në mënyrë që  fundosja juaj të jetë përfundimtare dhe e pakthyeshme. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".