Reagimi dhe mllefi ndaj Gjykatës Speciale të “Kosovës” në Hagë është gënjeshtër dhe hipokrizi e renegatëve!

Reagimi dhe  mllefi ndaj Gjykatës  Speciale të “Kosovës” në Hagë është gënjeshtër  dhe hipokrizi e renegatëve!
Reagimi dhe  mllefi ndaj Gjykatës  Speciale të “Kosovës” në Hagë është gënjeshtër  dhe hipokrizi e renegatëve!

Halim Hyseni

  • 17 November 2020 - 11:36

Shkruan:Halim Hyseni

ëTë “nderuar patriotë“  është vonë, tepër vonë të  reagoni dhe të lëshoni lot krokodili. Nga  viti 2010 deri në vitin 2020, ju keni qenë të paprekshëm.  Kosovën e keni shndërruar në një koloni personale, private, partiake. Keni   shkelur mbi gjaku i bijve dhe bijave më të mira të këtij kombi dhe te këtij vendi.  Ju, të cilët e keni personalizuar UÇK-n legjendare i keni dhënë goditjen më ta madhe vlerës  më sublime historike të këtij kombi në pesë shekujt e fundit. Jeni dehur nga luksi, paraja, hedonizmi, paprekëshmëria dhe  pandëshkueshmëria. Institucionet e pavarura i keni uzurpuar duke vendosur militantë tuaj analfabetë funksionalë, keni uzurpuar  prokurorinë, gjykatat, keni vendosur shërbimin noterisë me noterë të paaftë, të pamoralshëm mbi bazat e ideologjike, nepotiste dhe  kriminale. Duke vendosur në poste udhëheqëse njerëz të paaftë , pa integritet personal i keni shkatërruar institucione arsimore, kulturore,  ekonomike e shëndetësore.

Shembulli më eklatant është Akademia e Shkencës dhe Arteve të Kosovës , të cilës qe 20 vite nuk i dëgjohet zëri, edhe pse ky popull është duke  kaluar nëpër vrimën e gjilpërës. Për poste u keni falur armiqve tanë territoret tona shekullore. Kulla, Çakori, Zhlebi janë tjetërsuar për interesa meskine dhe poste. Shteti ligjor i  Kosovës është inekzistent, sepse këtu ligjin bëjnë të fortit mafiozë. Këto dite edhe vet po e përjetoj veprimin e krimit të organizuar në lëkurën time, por për këtë atakim mbi pronën time,  unë nuk po ankohem sepse e kam forcën dhe kapacitetin moral dhe intelektual për të përballur me krimin e organizuar të këtij antisheti. 

Ky është  sfondi i cili e ka  fundosur Kosovën. Këtë  sfond e kam pasqyruar me  shume argumente në studimin tim  mbi dhjetëvjeçar i publikuar në librin: Kalvari serb mbi shqiptarët 1981- 2019. Etiologjia   & Anatomia, para dy muajve . Por çfarë ia vlen  kjo punë, kur arsimin e kemi  në kolaps total, kur kush më nuk lexon, i cili mos lexim   do të bëje që të stërkeqet kapaciteti intelektual i qytetarëve të Kosovës. Për këtë  stërkeqje përgjegjëse janë të gjitha qeveritë e Kosovës, duke përjashtuar Qeverinë   Kurti, e cila u rrëzua vetëm e vetëm pse ishte e vendosur të krijojë shtet ligjor, demokratik  e krenar , i cila nuk u përshtatej pushteteve të kriminale dhe antikombëtare sepse i humbnin privilegjet monarkiste .

Por t’i kthehem,  vajtimi të PDK –ës,  dhe mbajtjes së zi të saj , duke mos marr pjesë  në punimet e Kuvendit të Kosovës, ani pse shumë njerëz, anëtarë të saj të devotshëm i kam  i kam miq dhe i dua, por që dua t’ua them haptas se për themelimin e Gjykatës Speciale të “Kosovës” në Hagë,  meritorja më e madhe ishte kjo parti dhe udhëheqësit e saj kryesor, andaj nuk duhet të lëshojnë lot krokodili. Është e ndershme  këtë ta pranojnë para popullit, sepse populli është zemërgjerë ndoshta do t’i falë sepse ai di të falë. Është fatale, nëse gabimi, në këtë rast krimi i bërë nuk pranohet, sepse me këtë rast dëshmohet se  ata me vetëdije dhe për qëllim të caktuara i kanë shkaktuar dëme të pariparueshme kombi shqiptar dhe Republikës së Kosovës. 

Heshtja  ndaj Raportit të  demonit Dick Martit, ishte   jo vetëm pajtim, por ishte edhe krim kombëtar 

Nga viti 2010 deri në  vitin 2015, asnjë institucion  kombëtar, shkencor, as një organizatë, aq sa unë kam  informacion, nuk ka reaguar ndaj Raportit satanik  të Dick Martit. Nuk e them për lavd, por kam qenë i vetmi i cili kam reaguar  me shkrimin e publikuar në gazetën e përditshme “Kosova Sot” më 17 dhjetor 2010. Titulli i shkrimit ka qenë: DIK  Marti epigon i kryekriminelit Millosheviq dhe i trabantëve të tjerë të tij të sotëm.

Në këtë shkrim ndërmjet tjerash   i referohem edhe deklaratës së demonit, zëvendësit të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Serbisë Bruno Vekariqit, i  cili ndërmjet tjerash tha:” Fal ndihmës së dhe autoritetit të presidentit Tadiq, si dhe punës së madhe të organeve të Serbisë, kemi arritur fitore të madhe  dhe ua kemi kthyer shpresën familjeve të viktimave”. Aty unë theksoj se Dick Marti, ndoshta është paguar shumë mirë me para, metodë te cilën me bollëk e bën Serbia për politikat e saj hegjemone  dhe ekspansioniste. Jo vetëm që nuk ka reaguar askush, por një pjese e delegacionit të Shqipërisë, e ka miratuar këtë Raport, ani pse në te shkruhej se trafikimi i qenieve njerëzore është bërë në territorin e saj.

Mjerim kombëtar  i “udhëheqësve patriotë shqiptarë“, të cilit me patritizëm të rremë me vite kane qëndruar në poste duke shkatërruar kombin dhe shtetin. Si është e mundur, që Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, të heshtë ndaj një Raporti, i cili, të gjitha  masakrat e tmerrshme të bëra nga ushtria, policia , dhe paramilitarët serbë ua projektohen shqiptareve, duke i shndërruar viktimat në agresorë dhe mizorë.

Prokurori amerikan,  Clint Williamson gënjen sa  është i madh!

Në disa portale  fluturimthi i lexova  disa deklarata të Prokurorit  amerikan, i cili ka qenë i vendosur në  zyrën e Prokurorit të Prokurorisë Serbe. Të gjitha    “dëshmitë“ dhe “provat” i ka marrë nga Prokuroria e Serbisë, të gjithë dëshmitarët  të cilët i ka siguruar Serbia janë dëshmitarë të paguar, të trajnuar dhe të stërvitur. Pas përfundimit  të “hetimit” Clint Williamson e falënderon Prokurorin e Serbisë Vlladimir Vukçeviqin për ndihmn e madhe të cilën ky ia ka dhënë.  Clint Wililiamson e thekson se nuk ka gjetur prova të cilat vërtetojnë për trafikimin e qenieve njerëzore, por thekson se duhet të  vazhdojnë hetimet. Më këtë ky bëhet pjese e krijimit të Gjykatës Speciales “ kosovare” në Hagë.

Deklaratat e tij, se po të mos e formonte  Gjykatën Speciale Bashkimi Evropian, do ta formonte Këshillimi i Sigurimit nën presionin e Rusisë dhe Serbisë, janë vetëm pastrim i ndërgjegjes  se papastër apo një diskurs i rremë para një të vërtete e cila megjithatë nuk do të mund të mbetet e prangosur.

Deklarata e pavërtetë të Clint Williamson-it i dëshmon edhe  ish- Prokurori i Prokurorisë së Serbisë, Vlladimir Vukçeviq i cili këto ditë deklaroi: “Kam pasur   bashkëpunim shumë të mirë. Ne ia  dhamë atij logjistikën e plotë, ai dëgjoi me  shumë se 40 dëshmitarë me ne në prokurori dhe pas kësaj u mor  vendimin për krijimin e kësaj Gjykate...”. Ky  ish- prokuror, i cili, për mrekulli ka bashkëpunuar Clint Williamsonin, në vazhdim do të  deklarojë se: “...pret që Prokuroria të paraqes gjatë gjykimit të Hashim Thaçit dhe  drejtuesve të UÇK-ës të arrestuar që trafikimi i organeve të përfshihet në procesin e gjykimit”.  

Trafikimin e organeve njerëzore  nuk e ka bërë UÇK-ja, por Ushtria e Serbisë! 

Populli ynë, duke përfshirë këtu  edhe politikanët si dhe intelektualët nuk lexojnë. Këtë dembeli të   leximit jemi duke paguar shtrenjtë. Serbia nga viti 2000, deri në vitin 2019, i ka  hartuar 20 projekte të bazuara në projektet e Vasa Çubrilloviqit, Ivo Andriqit, , Stevan Moleviqit etj., për  shfarosjen biologjike të shqiptarëve. Këto projekte i kamë pasqyruar dhe argumentuar në librin tim: Kalvari  serb mbi shqiptarët 1981-2019.

Deri sa politikanët, intelektualët dhe institucionet shqiptare kanë luftuar për poste,   janë marrë me shtimin e pasurisë duke marrë nga 4-5 rroga për muaj , me punësime nepotiste, me luftë për pushtet; Serbia  në krye me Akademinë Serbe të Shkencave dhe të Artave, ka hartuar mbi 20 skenarë për shndërrimin e humbjes në luftë, në fitore, në paqe.  Për fat te keq të Kosovës, kombit shqiptar dhe qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjuhësore, fetare, dhe çfarëdo dallimi tjetër, Serbia  Gjenocidale ia ka arritur qëllimit të saj qind për qind në rrënimin e imazhit të shqiptareve dhe rritjen manipuluese të imazhit të saj para faktorit ndërkombëtar .  

Pala  shqiptare  në bisedimet e  Brukseli, ka shkuar si cjapi te kasapi

Pala shqiptare,   në Bruksel në bisedime  ka shkuar si cjapi te kasapi, pa përgatitje , pa informacione me  duar në xhepa. Sikur të kishte lexuar, ta kishte dashur këtë vend dhe  këtë komb, ata kanë pasur mundësi unike për të shkatërruar palën serbe  me fakte të mizorive të cilat ky shtet gjenocidal ka bërë mbi shqiptaret  qe 200 vite, pandërprerë në mënyrë sistematike. Të ishin përgatitur për bisedime,  ata do ua thoshin palës serbe para lehtësuesve të Bashkimit Evropian, se ushtria  serbe ka trafikuar organe e te rinjve shqiptar. Këtë e ka pohuar dhe vërtetuar Dr. Mark Skinner i cili:”...  i përmend 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pasi ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e   Rashkës, Batajnicës dhe Petrovasellës.

Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba, apo me mjete tjera, vdekja e tyre është e krejt një natyre tjetër”, ka  shkruar në raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnicë kishte 8 lokacione ku janë bërë këto zhvarrime (...)” Në raportin e hartuar nga antropologu i lartë i “ICMP-së, për mjekësi ligjore, Dr. Mark Skiiner, vë dyshime të bazuara  se serbët kishin trafikuar organe të shqiptarëve, gjatë transportimit të tyre në Serbi”

Është kjo një dëshmi  se Serbia të gjitha tmerret, të cilat janë më të tmerrshme  se ato të ISIS-it, të cilat i kanë zbatuar ndaj shqiptarëve ua kanë  projektuar shqiptarëve me dëshmitarë të rrejshëm mirë të paguar, me inskenime, trillime dhe  gënjeshtra patriotike për të cilat janë të parët në botë. Asnjëherë nuk kam dëgjuar se dikush i është përgjigjur krimineli Aleksandër Vuçiq, në kërkesën e tij  se edhe Serbia duhet të fitoj diçka . Gjatë studimi mbi dhjetëvjeçar te bërë më shumë se dhjetëvjeçar kamë konstatuare se Serbia asnjëherë ne asnjë kusht nuk mund t’ua lanë  borxhin shqiptarëve për krime, plaçkitjet, vrasjet, dëbimet dhe pastrimet etnike, vrasjet , plagosjet, djegiet për së gjalli, gjuajte na katet, uzurpimin e tokave të tyre, uzurpimin e  objektive sakrale qindravjeçare. Gjatë studimit kamë bërë llogaritje të dëmeve të cilat Serbia ia ka sjell Kosovës dhe shqiptarëve në periudhën 1981 - 2019, Serbia ka borxh  Kosovës 29.154.673.622 miliardë euro ( Shih më shumë: Hyseni Halim (2020) Kalvari serb mbi shqiptarët 1081 -2019, f.342-344) 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".