Pushtetarët Kosovar plaçkitin shtetin dhe bëjnë gjumin e arushës, Serbia bënë dosje dhe i shpallë kriminel në përmes Gjykatës Speciale

Faik Krasniqi

  • 18 November 2020 - 18:54

Shkruan: Faik Krasniqi

Në vend se të ndodhtë e kundërta, që për Serbinë të krijoheshin Gjykata Speciale për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve. Kjo tregon paaftësinë e politikanëve, Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Historisë së Kosovës. Për çfarë na duhen këto tre kategori. Për të na vjedhur dhe zhvatur akoma? Nuk jam jurist që të përgjigjem se çfarë efekti juridik do të kishte një padi ndaj Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, por si politolog them se efekti do të jetë zero.

Politikanët, akademikët dhe historianët tanë ishin në gjumë të arushës për 21 vite pas pavarësisë. Të parët ishin të zënë për të bërë luftën për pushtet dhe vjedhjen e shtetit, të dytët për privilegjet dhe pagat e majme që ua siguron politika për ta mbajtur gojën mbyllur, kurse të tretët duke shkruar libra për ata të parët. Prandaj nuk kishin "kohë" për ta paditur Serbinë për masakrat e tmerrshme që kreu ndaj civilëve shqiptare, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kurse në anën tjetër Serbia punoi ditë e natë me dosje të rrejshme, për të na krijuar një Gjykate Speciale, për gjoja krimet shqiptare ndaj serbëve. Edhe ja arritën një gjë të tillë. Madje u votua me shumicë votash nga deputetët shqiptar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".