Ish-agjenti i SHIK-ut publikon skenarin e rrezikshëm të Serbisë kundër Kosovës, paralajmëron viktima

Ish-agjenti i SHIK-ut publikon skenarin e rrezikshëm të Serbisë kundër Kosovës, paralajmëron viktima
Ish-agjenti i SHIK-ut publikon skenarin e rrezikshëm të Serbisë kundër Kosovës, paralajmëron viktima

Naim Miftari

  • 18 November 2020 - 20:33

Një skenar të rrezikshëm për Kosovën, po e paralajmëron edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari

Ai, përmes një postimi në Facebook, shkruan se mund të ndodh një skenar i ngjashëm sikurse i vitit 2004 në Mitrovicë.

Miftari paralajmëron viktima gjë që mund të ndodh pastaj me ndarjen e veriut të Kosovës.

Sipas Miftarit, ky skenar mund të bëhet në koordinim të plot me njerëz të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ai e pyet se si do të përfundoj ky skenar?

Postimi i Naim Miftarit në facebook :

Pas ndërrime në SHBA shansi i fundit i Serbisë me nda veriun e Kosovës është me bë një revolt me shumë viktima "civile"!

Po tentohet të përsëritet një mars i ngjashëm me marsin e 2004 edhe elementet janë pothuajse të njëjta, kërkohet një incident i ndjeshëm, qëllimi final ndarja e veriut të Kosovës me implikimin Rus akter njerëz të Beogradit në koordinim të plot me disa qarqe të Prishtinës gjegjësisht njerëz të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!

Petrit si po ta merr mendja se do të përfundon kjo punë nëse shkon deri në fund skenari?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".