Njohja e Kosovës nga Izraeli mbetet dhuratë për kujtim nga Donald Trump, me presidentin Joe Biden kërkohet qasje e re në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë

Njohja e Kosovës nga Izraeli mbetet dhuratë për kujtim nga Donald Trump, me presidentin Joe Biden kërkohet qasje e re në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë

Gani Qarri

  • 18 November 2020 - 21:37

Shkruan: Gani Qarri

Pas këtyre zhvillimeve kaq pozitive për Kosovën, është shumë i domosdoshëm edhe një ri rreshtim  dhe riorganizim i forcave politike në vend për një zhvillim më të suksesshëm të dialogut me Serbinë, si dhe një strategji  të konkretizuar të vazhdimit të bisedimeve, me nxjerrjen në tavolinë të të gjitha kushteve që duhet ti vendosen nga Kosova shtetit serb, pasi që  tanimë, për fat të mirë kemi të bëjmë me një president të fuqishëm të SHBA-ve, i cili qysh me kohë ishte angazhuar  fuqishëm për ta ndëshkuar në mënyrë të merituar, krimin serb në Kosovë dhe çlirimin e vendit tonë, nga pushtimi i forcave ushtarako policore të Serbisë, të cilat shkaktuan vuajtje, gjenocid dhe shkatërrime të pafundme, gjatë kohës së okupimit klasik të Kosovës.

Ish ministri i informatave gjatë kohës së okupimit të Kosovës nga Serbia, në qeverinë e krye kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq, si dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiq, përveç kidnapimit dhe mbajtjes peng, të mijëra trupave të shqiptarëve, nëpër varreza të fshehta masive nëpër Serbi, të cilat Ivica Daçiq u kërkon publikisht serbëve që të mos u tregojnë shqiptarëve as ndërkombëtarëve, se ku janë, e që edhe sot mbi 21 vite pas lufte, Serbia ende nuk ua kthen mbetjet mortore familjeve, që të kenë një varr ku ti kujtojnë në Kosovë, është edhe politikan më i spërkatur me gjakun e pothuajse të të gjitha viktimave të pafajshme të viteve të 90-ta, në gjithë ish federatën jugosllave dhe një nga zbatuesit më besnik të politikës shoviniste të Serbisë, për shfarosjen e shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve etj, nga i cili edhe sot rrezikohet shteti i Kosovës. 

Ndaj, pas kërcënimeve më të reja publike për luftë dhe agresion të hapur mbi Kosovën, nga presidenti aktual i Serbisë, kriminelit Aleksandër Vuçiq i cili pothuajse të gjithë karrierën e tij politike e ngriti mbi gjakun e viktimave të pafajshme anë e kënd ish Jugosllavisë, nga Kroacia e Bosnja deri në Kosovë, jo vetëm se duhet urgjentisht të rishikohet dhe riorganizohet e tërë agjenda dhe tematika e dialogut me Serbinë, por sidomos pas fitores së z.Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA, udhëheqja e vendit tonë, duhet të vendos si kusht, heqjen e Kosovës nga preambula e Kushtetutës së Serbisë, për vazhdimin e bisedimeve me udhëheqjen arrogante të këtij shteti agresor. Për aq më tepër, fitorja e Joe Bidenit për president të SHBA-ve në politikën amerikane, ashtu siç  ka deklaruar edhe vet z. Biden para mbajtjes së votimeve, do të reflektojë fuqishëm edhe karshi zgjidhjes përfundimtare të çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë në procesin e dialogut, madje sipas analistit gjerman, Bodo Veber, njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, edhe marrëveshja konfuze e Vashingtonit nën regjinë e ndërmjetësit të Trump-it, dylberit Richard Grenell, përfundimisht do t’i mbetet historisë, siç do të mbetet edhe njoha nga Izraeli për fatin e mirë të Kosovës, njohje de fakto dhe de jure. Për aq më tepër analisti gjerman thotë se ardhja e Joe Biden në krye të shtetit më të fuqishëm në botë nënkupton bashkëpunim më të ngushtë edhe me Brukselin e Berlinin dhe fund të aktrimit të deritanishëm nga Richard Grenell në procesin e negociatave Kosovë-Serbi.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".