Kërkohet fshesë e madhe në drejtësinë Kosovare, ja si duhet të pastrohet

Kërkohet fshesë e madhe në drejtësinë Kosovare, ja si duhet të pastrohet
Kërkohet fshesë e madhe në drejtësinë Kosovare, ja si duhet të pastrohet

Blerim Burjani

  • 19 November 2020 - 17:45

Shkruan: Blerim Burjani

Politika dhe individ të shumtë që merren me këtë "zeje", i kanë bërë dëme të mëdha shtetit, në këtë segment, nga gjykatat dhe prokuroria kur trajtohen tema e njerëzve të politikës, ato kapitullojnë plotësisht,ndërsa për rastet tjera me qytetarët dhe individët gjendja duket më normale , pra funksionon "por për rastet dhe skandalet e mëdha, e sidomos ato politike janë krejtësisht tëpamundshme të trajtohen, të ndiqen e të ndëshkohen.

Në Kosovë duhet të reformohet plotësisht , reforma duhet të bëhet me ndryshime kadrovike dhe pastrimin e figurës që do të thotë Vetting, sepse pa Vetting nuk ka reformë e as nuk ka përparim të forcimit të drejtësisë. Problemet me drejtësinë janë pothuajse 20 vjeçare, ka gjyqtar por ka edhe prokuror që duhet të ju nënshtrohen testeve profesionale, mos të them se një numër i madhe prej tyre duhet të futen tërësisht në “riprovim” dhe të ju verifikohet dija nëse vërtetë janë apo nuk janë për gjyqtar. Përzierja e politikes në këtë pushtet gjyqësor tash, e së pakut 12 vjet prej kohës së pavarësish së shtetit e ka ndalë tërësisht të paralizuar dhe jo funksional. Ky sistem duhet të rikonstruohet në këto dy segmente që i kemi përmendur vazhdimisht , e problemi kryesor i Kosovës në drejtësi është guximi për të trajtuar njerëz që po vazhdojnë të sillen mbi ligjin, njerëz që vijnë nga pushteti i kalbur politik në shtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".