Me veprime arbitrare të kundërligjshme nga prokuroritë dhe gjykatat e lidhura me mafio politikën po dëmtohet seriozisht edhe buxheti i shtetit

Me veprime arbitrare të kundërligjshme nga prokuroritë dhe gjykatat e lidhura me mafio politikën po dëmtohet seriozisht edhe buxheti i shtetit
Me veprime arbitrare të kundërligjshme nga prokuroritë dhe gjykatat e lidhura me mafio politikën po dëmtohet seriozisht edhe buxheti i shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 21 November 2020 - 08:34

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Organet shtetërore, duke i përfshirë edhe ato të drejtësisë, në raste të ndryshme, në Kosovë, kanë bërë dhe po bëjnë shumë vepra të dëmshme që atëherë duhet të kompensohen. Krejt kjo rrjedhë nga ndikimi politik që bëhet mbi organet e drejtësisë. Në këtë anë nxirren njerëzit nga puna, bëhen lloj-lloj i malvrezimeve dhe krijohen dëme të mëdha që gjykata nuk ka mundësi për ti vërtetuar dhe duhet të dëmshpërblehen e të kompensohen.

Çështja e kompensimit të dëmit material dhe të dëmshpërblimit është e rregulluar me Ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.Veprimet antiligjore, edhe kur bëhen nga pushteti dhe institucionet e drejtësisë, krijojnë dëme materiale dhe morale. Ato dëme duhet kompensuar dhe shpërblyer. Te dëmi material është procedura shumë e thjeshtë. Lypsen provat mbi dëmin dhe kompensimi bëhet adekuat me dëmin, natyrisht me fitimin e humbur. Dëmi moral kërkon raport mjekësor dhe është shumë vështirë të përcaktohet niveli i tij. Këtu është edhe një dëm tjetër që i bëhet buxhetit të Kosovës nga kapja e pushtetit dhe që tregon domosdoshmërinë për VETTING-un që duhet të bëhet në të gjitha nivelet e sistemit të së drejtës në Kosovë. Masat e marra deri më tani nga Ministria e Drejtësisë janë qesharake. Ato nuk e rregullojnë sistemin e drejtësisë. Përkundrazi. Jua zgjatin jetën elementëve korruptiv. Për këtë pasojë Kosova është akoma shumë lart ndërtimit efektiv, profesional dhe të pa varur të sistemit të sundimit të ligjit si tërësi, prokurorisë dhe gjyqësorit. VETTING-u është arma kryesore që do ta bënë spastrimin sistemit, fillimin e stabilizimit dhe të fuqizimit moral e profesional, të pa varur nga politika me grupet e veta të interesit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".