Telekomi i Kosovës dhe Qeveria janë dorëzuar para shantazhit të mafiooligarkëve Devolli

Telekomi i Kosovës dhe Qeveria janë dorëzuar para shantazhit të mafiooligarkëve Devolli
Telekomi i Kosovës dhe Qeveria janë dorëzuar para shantazhit të mafiooligarkëve Devolli

Dardan Grapci

  • 21 November 2020 - 08:38

Shkruan: Dardan Grapci

Protestat e datës 16 nëntor 2020 që janë mbajtur para Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, të cilave ju ka prirë Lami Balaj, duke thënë se nuk do ndalen derisa Qeveria nuk e gjen një zgjidhje, ndonëse janë të arsyeshme, janë edhe të vonuara sepse protesta të tilla është dashur të organizohen për ta kundërshtuar që në fillim kontratën-marrëveshjen me Devollët derisa ka qenë nënkryetar i valës 900 Agron Mustafa. Aso kohe është dashur të kundërshtohet dhe të mos lejohet që një pjesë të kapaciteteve në Telekom ti shfrytëzojnë dhe menaxhojnë Devollët.

Qeveria e Kosovës fatkeqësisht, sipas sjelljeve të deritashme në raport me problemet e grumbulluara në Telekom, po dëshmon indirekt se është dorëzuar para mafio oligarkëve Devolli, jo vetëm thuajse për 15 vite.
Sa i përket Telekomit të Kosovës unë them që nëse Kryeministri Avdullah Hoti nuk e gjen një zgjidhje sa me shpejtë për mbrojtjen e Telekomit, java e ardhshme e muajit Nëntor do jetë java me e gjatë dhe më e zezë për gjithë punëtorët e këtij Telekomi, duke ia filluar nga Kryetari i Federatës se Sindikatave të Pavarura të Post Telekomt të Kosovës e deri tek sigurimi dhe pastruesi/pastruesja do mbesin në rrugë, Telekomi do Privatizohet, fëmijët e politikanëve të korruptuar do punësohet me shkollë fillore, kurse ata që pranojnë të mbesin do ju bëhet 1 orë pune sikur 1 ditë në Ferr.

Korporata Devolli në veçanti Blerim Devolli ka gabuar që i ka bllokuar llogarit e Telekomit dhe që ju ka bërë kërcënime, prandaj unë e pyes Blerimin si do të ndiheshe ti nëse dikush do të kërcënonte me bllokim të llogarive dhe marrje të mëdha të financave nga ti? Si do të ndihej Blerim Devolli kur të gjithë punëtorët, kryepunëtorët etj. do të mbeteshin pa punë? Prandaj Blerim nëse është duke e lexuar këtë lajm le të pajtohet tërësisht për zbatimin e marrëveshjes dhe të ju hapë rrugën punëtorëve të Telekomit, të mos bllokohen përsëri ato llogari bankare, e të lihet populli të punojë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".