Nëse qytetari i voton këto parti politike, edhe 20 vite të tjera do të qëndrojnë me keq qeverisje në pushtet

Nëse qytetari i voton këto parti politike, edhe 20 vite të tjera do të qëndrojnë me keq qeverisje në pushtet
Nëse qytetari i voton këto parti politike, edhe 20 vite të tjera do të qëndrojnë me keq qeverisje në pushtet

Blerim Burjani

  • 23 November 2020 - 07:35

Shkruan: Blerim Burjani

Është koha e fundit që të mobilizohet inteligjenca dhe komuniteti i biznesit, duhet të bëhen bashkë për ta bërë një alternativë të re politike. Qytetarët nuk duhet të harrojnë që nëse vazhdojnë ti votojnë këto parti që tash janë në kuvend, si LDK,AAK,PDK NISMA E VV, edhe 20 vjetësh kështu do të jemi sikur që jemi sot!Pozita dhe opozita me inate ,e faturën e paguajnë qytetarët! Mos harroni se përsëri po kërkojnë zgjedhje, e kanë kuptuar se këtu nuk ka logjik demokratike e as përgjegjësi, për këtë arsye gjithkush bëhet politikan e deputet, pse me vuajt në sektorin privat, sepse këta që janë sot politikan nuk munden ta mbajnë asnjë shitore të fshatit e lëre më të mbajnë shtet e të mbajnë popull.

-Kjo qeveri e zorit me telashe të shumëta. LDK me këta ministra, me disa prej tyre nuk ka arritur të jep ndryshimin për kurrgjë, madje as Ligjin për rimëkëmbje ekonomike e as madje 10 %-shin e trustit qytetarët nuk po munden ta tërheqin qe gjashtë muaj. Kjo klasë politike nuk e meriton me u marr me të , për këto parti deri te një skenë tjetër politike në Kosovë, nuk ka gjë, pra as nuk duhet të merremi me këta. Kjo klasë politike aktuale është e kotë, këta mundë të riciklohen por gjithmonë telashe do të ketë populli, të cilit nuk i interesojnë zgjidhjet por zgjidhjet për nepotizëm, punësim familjar , të njëjtë krejt. Pra s’ka gjë prej kësaj teme më sa prej kësaj qeverie që është formale sa për të u marr me pandemi dhe me kurrgjë tjetër. Pra pse duhet të merremi me zgjedhje koti dhe me këtë klasë politike. S’ka rrugë tjetër, ose klasë të re politike ose njëjtë do ta kenë qytetarët edhe 20 vjetët e ardhshme.

Çfarë kam thënë për zhvillimet politike në vitin 2019, dhe zgjedhjet e 6 tetorit, ato konstatime veç po verifikohen. Politika Kosovare e copëzuar, lufta e tmerrshme për pushtet. Po të pyesësh këto parti se cila parti duhet ta marr pushtetin të gjithë qohen në këmbë dhe thonë na duhet të qeverisim! Këto parti aktuale LDK,PDK, AAK, NISMA e LVV janë të njëjtë. Qe 20 vjet kanë vepruar politikisht dhe prej tyre s’ka më asnjë hajr. Kot bëhen zgjedhje sepse populli akoma nuk ka alternativë serioze në të cilën do ta mbështeste besimin. Pra këtu kërkohet klasë e re politike dhe këto parti të shkojnë në histori, se këta tërë kohën luftojnë për përmbysjen e njëri tjetrit për inate dhe për mos dije, prandaj nuk ka gjë prej tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".