Hajnat dhe matrapazët që po e sundojnë shtetin, po pasurohen në kurriz të popullit edhe në kohë të pandemisë globale

Hajnat dhe matrapazët që po e sundojnë shtetin, po pasurohen në kurriz të popullit edhe në kohë të pandemisë globale
Hajnat dhe matrapazët që po e sundojnë shtetin, po pasurohen në kurriz të popullit edhe në kohë të pandemisë globale

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 23 November 2020 - 07:53

Shkruan: Reshat Badallaj

Këtu pa më të voglin dyshim se ka edhe sajim dhe fusin qëllimisht lemeri në popull sa të shesin medikamente dhe diçka tjetër dhe se si do ta ndajnë pazarin këta pazarexhi dhe matrapaz. Këta matrapaz në emër të luftës, gjakut të derdhur, të sëmundjeve përfitoj deri në skajshmëri ndërkaq, mjerisht popullin do ta prek fukarallëku deri në asht. Ndërkaq, të gjithë këta krye banditë e shkuar kryebanditëve jo vetëm të bandave politike po të gjithë ata që janë të veshur në xhaketën e shtetit do të pasurohen me hajni sepse janë dëshmuar se hajnin, tradhtinë dhe pushtetin e kanë në gjak. E ç´ faj ka ai polici i shkretë që të mos i kishte pantallonat me nga një vij në dy këmbët nuk do ta dije se ka është e mbara, do t´i vishte prapë dhe do ta lidhte edhe rripin prapë.

-Ky koalicion nuk është aspak i natyrshëm edhe pse është zyrtarisht sipas tyre, por, ky ortkllëk është ortakllëk i zorit që erdhën vetëm për të kapur pushtetin dhe t´i ndajnë pazaret në mes veti, edhe pse nuk janë dakord, vetëm për hallin e hesapeve, përndryshe as që t´i shkoj mendja dikujt se këto banda tradhtarësh, hajnash, matrapazësh edhe tyxharësh e kanë hallin e popullit. Sa ju përket atyre policëve të mjerë nuk them aspak që janë të pa faj, por, ata i zbatojnë urdhrat e krye banditëve më lartë ose flaken nga puna. Nejse, nuk them sa mjaftë prej tyre se i kanë hyre zanatit të huaj, po kanë frikë edhe nga ai krye harambashi, Titisti i deridjeshëm Agim Veliu, që për hajni e pushtet të presin e të vrasin.

Ndaj, urdhrat vijnë nga ky krye qyp. Ndoshta ju kujtohet sa filloi kjo kolerë për herë të parë, në Kosovë dolën disa faqezinj dhe hajvan dhe thanë: "Ne jemi të përgatitur", aq hajvan ishin këto qelbësira që nuk e morën seriozisht kur e gjunjëzoi Amerikën, Gjermanin dhe... dhe këta matrapaz thonin ne jemi të përgatitur. Nga anët e mia thuhet :"Njeriu po qeshka edhe pi zorit...". Këta te ne vetëm mundë të mendojnë dhe të ëndërrojnë vendet e BE-së, dhe në vendet ku e kanë me themel demokracinë, e te ne akoma vazhdon dajaku dhe huni se ku di ai i shkreti që në atë poste e ka pru ndonjë baxhanak apo tezak dhe bjeru. Mjerisht dua të them diçka publikisht për të mos futur frikë në popull dhe qofsha i gabuar: Popullatën do ta godet më shumë skamja ndërkaq, në emër të sëmundjes do të pasurohen edhe më tej dhe a dini se kush? Ju tregoj unë, pasurohen pikërisht krye banditët, krye hajnat, krye matrapazët dhe tyxharët, duk e plaçkitur deri në palcë popullin. Koha do të tregoj se pikërisht këta krye idiot dhe krye banditë e shkuar krye banditëve do të shihni se sa do të dalin të kamur këta krye hajna.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".