Pushteti i kalbur dhe era e demokracisë

Pushteti i kalbur dhe era e demokracisë
Pushteti i kalbur dhe era e demokracisë

Blerim Burjani

  • 23 November 2020 - 09:29

Shkruan :Blerim Burjani
Kosova është shtet që ka nevojë për tu reformuar në mënyë institucionale dhe  thelbësore. Ngecjet e mëdha me vite kanë bërë që Kosova të mbetet me larg zhvillimeve te  rajonit si rezultat i nepotizmit , korrupcinioionit dhe shtet i miqëve dhe “jaranave”.

Kjo ka  berë që shteti te kuptohet si lodër e femijëve dhe si mekanizëm përfitues, mund të bësh cfarë të duash dhe mund ta sjellësh verdall  atë kah te duash, sepse shteti është vetëm nocion e privilegjet dhe pasurimi janë bazë.

Mos kuptimi i shtetit, qeverisjes  demokratike, mos funksionimi i rendit dhe ligjit dhe institucioneve  te saj, ka bërë që shteti te jete në shërbim të atyre qe luftojnë për privilegje e jo që angazhohen për qytetarët. 

Qytetaret nuk e kanë merituar ketë duke pas parasysh vuajtjet shekullore te shqiptarëve për pavarësi, të gjithë e priten hastret shtetin por nuk e priten korrupcionin , vullnetin për të luajt me shtetin , për të fal poste publike të llojllojshme prej profesorë e deri te minsitrat e ambasadorët .

Të gjithe institucionet e shtetit u ndërtuan me ndihmën e miqëve tanë , SHBA janë donator me  i madh i shtetit tonë dhe miqë tanë Britanez dhe BE.

Kosova nuk ka rrugë tjetër përvec për të ndjek rrugën e berjes së shtetit ligjor, pra të bëhet shtet i konsoliduar, kjo gjenerat  mban përgjëgjësi për këto ndodhi të deformimit të shtetit demokratik, deformimit të meritokracisë , të drejtave sociale dhe ekonomike.

A mbet qytetari jetim  nga analfabetët politik joprofesionl

Duke pas parasysh lojën me shtetin  si lodër ka bërë që të deformohet arsimi dhe cdo pore e institucioneve të shtetit, thjesht para luftës të kishte  thenë së kjo do ti ndodhë shtetit të Kosovës pas pavarsis, askush nuk do të besonte, deformimi kaq subtancial gati është i pabesushëm, askush nuk mund të besoj se këta njerëz e sollën qytetarin dhe nje shtet në mekanizëm hajgare dhe lodre për  tu sorallat posht e përpjetë dhe se shteti qenka mekanizëm për plotësimin e dëshirave të njerëzve të pa dishëm dhë të padobishëm. Kush se ka besuar se me shtet do te qeverisin të padishmit dhe analfabetët që kane kryer shkollë pas moshës 40 vjecare ,  askush nuk ka besuar se kjo do ti ndodhë shtetit.

Loja me shtetin dhe me fatin e dy million njerëzve vetvetiu vec me të shkua mendja do të ishte një cmenduri e lëre të i ndodhë një populli aq të vujtur me shekuj për liri  dhe pavarësi dhe për demokraci e që këto fjalë të fundit tingëllojnë kot dhe hajgare për zhvillmet e deritashme.

Rrëmuja  e tmerrshme që e ka kapluar shtetin të bën jo rrallë  mund të shkojnë rrënqethje e “flokëve ne kokë ”, të djersitësh të  nervozohesh dhe të bën aq të papajtushëm për realitetin e tmerrshëm tragjiko komik që e ka kapluar shtetin,  kjo thjesht duket e pamundshme dhe të duket absurd.

A jemi ëndërr a zhgandërr ?

Nuk po e dim më a jemi në një gjumë të thellë apo në një ëndërr tmerri të kapluar pa ekonomi efektive të tregut, pa sigurim shendëtesor, pa mbrotje efektive sociale , me ambasador e ministra e kryeminsitra të pa aftë , ajo që duket tmerri më i madh është kur njerëz analfabet shtyhen për poste se kush duhet me udhëheq me shtetin dhe qytetarët që i trajtojnë si  skllavë bujkrobër.

Njerëzit e menqur intelektualët , biznesmenët e mëdhenj trajtohen   si jetima të pa strehë dhe të varur nga analfabetët që kanë marrë pushtetin 20 vjet pushtet për njerëz të pa aftë dhe të pa shkolluar me kohë. Të ua  mbledhësh diplomat e doktoraturave apo punimet e masterit dhe po tua kontrollosh në një softver smart dalin të gjitha plagjiatura, por ka pas edhe më keq ka pas  njerëz pa diploma në poste ministrash e zëvendëministrash, madje drejtorë të agjencioneve e sekretare, ministra duke ushtruar pa diplomë profesione të larta në shtet, kjo defintivisht është tmerr,  nuk dihet a je ëndërr a je zhgandërr?

A është e mundshme kjo?

“Të gjitha mbrapsht pa asgjë të mbarë”, përvec  themelimit të shtetit me ndihmën e miqve tanë. Fatkeqësisht asgjë pahiri s’ka këtu fusnota, asociacioni, biseda e dialogje me Serbinë për territorin e brendshëm të shtetit të Kosovës , Gjykata Speciale.

Pse perëndimi u detyrua të mendojë ndryshe për Kosovën dhe kosovarët, prej njerëzve të përkdhelur të perëndimit njerëz problematik për rendin dhe ligjin. Miliarda janë dhëne për  Kosovën, për demokracin dhe konsolidimin insititucional.

Ku mbetën të gjitha  këto para?

Paret shkuan e mendët hupën! E shteti nuk ka krijuar as bazë elementare për një mirëqenie sociale.

Si u bë të luajne lojëra kush po bëhet president e kush ministër e zëvendësiministër qe njëzet vjet?

Zhargoni popullor thotë shkurt “rrush e kumbulla”,  shteti mjaltë për të padishmit, ajo që duket cirk e hajgare është se nuk më rëndësi kush je por kush të përkrahë në fjalët e popullit thuhet a e ke “shpinen e fort”. 

Fjala popullore thotë pa u que pesh s’të gjen e keqja!

Është koha për këndellje demokratike për reform shtetërore ti tregojmë botës se ne jemi popull i lasht dhe dijmë të ndërtojmë shtet jo vetëm për vete por ne kemi krijuar edhe shtete tjera në historinë njerëzore, ti tregojmë të gjithëve që ne mundemi dhe Ia dalim kur duam të bëjme shtetin për qytetaret tanë për popullin pa dallim që jetonë në Kosovë, ne jemi shumica dhe në dime të ndërtojmë shtet për  të gjithë pa dallim entnik dhe pa asnjë dallim tjetër.

Në mundemi se kemi mundur kur jemi kanë edhe në kohëra edhe me të  vështira , kur kemi menduar se jemi rrëzuar për toke dhe kemi ditë me u ngrit në këmbë me mbrojtë interesat e të gjithëve që jetojnë në këtë shtet dhe se shumica  e jonë e din cka do të thotë padrejtësia dhe e din edhe qysh duket drejtësia , rendi dhe ligji.

Pra ne dim nëse  duam dhe mundemi ti tregojmë botës se ne jemi pjesë e juaja dmeokratike se jemi popull me vlera të larta shtet ndërtuese dhe të aftë për të ndihmuar demokracin dhe drejtësine ndërkombetare për të  ndihmuar të pafuqishmit për të i përkrahur njerëzit në nevojë e për ti respektuar të gjitha kategorit e njerëzve sepse secili njëri ka frym e dhe frymon njejtë si të tjerët.

Pse ne jemi të jemi pengë të njerëzve të padishëm dhe fjalamana të padishëm?

Kjo është cështje që duhet trajtohet në qarqet  tona shoqërore dhe intelektuale. Duhet të pajtohemi së pari për të bërë ndryshimin demokratik  ne shtet, ku të gjithë njerëzit janë të vlefshëm dhe jo të padishmit, miqt e tyre që shtetin e trajtojne si   të donë ku asnjë post ska vlerë përvec liderit i cili po ashtu është i pa vlerë. Qysh me ndërtue shtet me njerëz të pavlerë dhe qysh me marr paran publike dhe privilegjet si në” bashqe të babës”, shteti I Kosovës nuk është bashqe e askujt është shtet i qytetarve dhe popullit liridashës.

Skena politke duhet te ketë parti të reja demokratike?

Skena jonë politike duhet të përbëhet nga intelektualët nga njerëzit që e donë demokracin perendimore,  miqësin dhe civilizimin perëndimor e shohin si një alternative të vetme të zhvillimit të shtetit tonë ku deri me tash 20 vite kishte fjalë por kjo klasë punonte per vetën e tyre jo për popullin e për askend tjetër. 

Ne kemi një popull krenar e që kjo politik e ka sjellë ne buzë gremine, e ka nënshtruar me padijen e tyre dhe ka e ka trajtuar si “hamalll votash” , “merrja votat e ik  e bon pare për vete”, kjo e ka dëshprue popullin qysh me te besue kush? 

Kur një i ri konkuron dhjet  vjet për punë e nuk gjen punë kurrë se nuk është familjar e nuk është partiash i keësaj klase politike, si  të qëndroj një i ri në Kosovë ku askush kurrgjë për të nuk bënë? Pse i sollën prindët tanë deri te mendimi e  tu thonë fëmijëve të tyre shko djali jem ka te mundesh jashtë se këtu s’ka përpektivë as për babën plakë e lere me për ty?

Intelegjenca duhet të bëhet bashkë të ofroj alternativë me  votën e popullit të ndodh ndryshimi demokratik e njerëzor , klasë e re politike që e do shtetin dhe që e do vetën e popullin e vet e prindin e vet dhe familjen e vet, ku shteti nuk është mjalt që duhet me marr dhe me lanë thatë në fundë.   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".