Bisedat në Bruksel për Kosvën, anologe me Kongresin e Berlinit të vitit 1878

Bisedat në Bruksel për Kosvën, anologe me Kongresin e Berlinit  të vitit 1878
Bisedat në Bruksel për Kosvën, anologe me Kongresin e Berlinit  të vitit 1878

Halim Hyseni

  • 23 November 2020 - 09:32

Shefii zyrës së BE-së nëë KosovëTomášSzunyog, si dhe alter ego eOtoBizmarku, insiston se Marrëveshja Kosovë- Serbi: ”.. nuk mund të shmanget nga dialogu edhe nëse nevojitet ndryshimi iKushtetutës së Kosovës”. Ky filoserb dhe antishqiptar pa turp deklaron:” Dialogu është në interes të dy palëve. Ai u ofron mundësi për të dy palët për të diskutuar gjitha çështjet e pazgjidhura me njëra tjetrën. Bashkësia e komunave serbe është një nga këto çështjet. Një diskutim mbi këtë nuk mund të shmanget nëse duam të arrimë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura midis Prishtinës dhe Beogradit”.

Ky filoserb, jo rastësisht e përmend togfjalëshin Bashkësia e komunave serbe edhe pse di se në gjuhën shqipe dhe angleze në Marrëveshjen e vitit 2013, fjala është për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Meqë ky filoserb shpresoj se di gjuhën serbe i rekomandojë të lexojë “Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve” të vitit 1986.

Atje do të gjejëvendimin e për krijimin e lidhjeve horizontale të gjithë serbëve, pas të cilës lidhje, do të krijohet lidhja vertikale me Beogradin- Krvogradin, siç me të drejtë e quan një njohës i mirëgjenocidinserb mbi popujt jo serbë të Ballkanit. Ky filoserb,është dashur ta dijë se Memorandumi i vitit 1986, ka qenë skenarë për luftërat e tmerrshme që ndodhin në ish - Jugosllavi, në të cilat janë vrarë mbi 131. 000 qytetarë të pafajshëm në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë , Kroaci dhe Slloveni, me synim të vetëm që të që krijohet Serbia e Madhe.

E gjithë kjoështë bërë dhe tani po bëhet presion që përmes krijimit te Asociacionit të komunave me shumicë serbe të krijohet korniza e Serbisë Madhe , e cila për fillim do të quhet Bashkësi, por do ta këtë stemën e vet, shtetin e vete autonom të lidhur me Beogradin. Do të inskenojnë dhe fabrikojnë gënjeshtra patriotike për gjoja pasigurinë e serbëve , për gjoja dhunën dhe terrorin shqiptarëve, për të thirr Serbinë dhe Rusinë që të shpëtojnë, popullin e ‘ përvuajtur ‘ serbe. Ky do të jetë një casusbelli për një luftë të tmerrshme ne Evropë. Pushtetarët serbe e nisin Luftën e Para Botërore .

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Beogradi u shpall na pushtetarët serbë, qyteti parë i pastruar nga i nga hebrenjtë dhe romët. Pas luftërave të tmerrshme të nisura nga Serbia në dekadën e fundit të shekullit XX, askush nuk pësojë dhe nuk u përgjigjnë Serbi. Srebernica, Meja , Reçaku, Prekazi, Pokleku, Izbica, Qyshky, Orllani, Podujevë, Pavllani, Krusha e Madhe, Krusha e Vogël, Rogova, Kotlina, Suhareka, Gjakova, celina, , Vushtria, Mitrovica, Korisha, Caralluka, Fushë Kosova, Makoci, Grashtica, Malishevë dhe për 300 masakra tjera, askush në Serbi nuk dha përgjegjësi.

Gjykata Speciale u krijua nga Evropa jo për të dënuar serbet që bën tmerre në Kosove për dy dekada të fundit të shekullit XX, por për shqiptarët viktima të gjenocidit serb. Filoserbi, shefi i Kosovës, nuk kërkon nga Serbia që të ndryshojë kushtetutën e vet , në të cilën ajo Kosovën me referendum të falsifikuar e ka futur në Kushtetutë e saj, si provincë të saj edhe pse Kosovën e kanë njohur si shtet të pavarur mbi 100 shtete të botës, si dhe Gjykata Ndërkombëtare për legalitetin ndërkombëtar të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008.

Paradoksalisht Evropa, e cila krenohet me vlerat e larta demokratike mbi bazën e një raporti të rremë të dorëzuar nga një person pa integritet moral dhe profesional i quajtur DICK Martti, i përkrahur nga injorantët, antikombëtarët dhe e udhëheqësit tëkriminalizuar shqiptarë, dhe jo pak prej tyre edhe shërbëtorë të përhershëm të BIA-s serbe që nga vitet e ’80 të shekullit të kaluar ,krijuan Gjykatën Speciale të Kosovës në Hage, për gjykimin e një etnie e cila ka qenë viktimë më shumë se dy shekuj të pushteteve terroriste serbe.

që e nënshkruan këtë dokument nga shqiptarët duhet ta dijë se ai bënë një tradhti kombëtare më të madhe se sa tradhtia e Esat Pashë Toptanit. Nëse populli shqiptar i Kosovës e pranon këtë, atëherë dua ta them haptas, se ky popull nuk e meriton lirinë. Atëherë edhe një herë po vërtetohet ajo klithma e madhe e Homerit tonë shqiptarë i cili në një situatë të rëndë si kjo e tashmja e shqiptarëve, nga dhimbja e madhe pat deklaruar:” Le ta di bota mbarë se Fishta nuk është shqiptarë”. Por unë e di një gjë tjetër, se ky popull asnjëherë nuk ka duruar robërinë, andaj kot e ka Serbia , sepse kjo në Kosovë nuk mund të kthehet dot. Kriminelit Vuçiq, në kërkesën e tij se Serbia nuk mund pranojë një marrëveshje pa fituar diçka, po i përgjigjem në mënyrë të argumentuar se Serbia asnjëherë nuk mundet shqiptarëve t’ua lanë borxhin e vrasjeve, plaçkitjeve, dëbimeve, djegies së njerëzve për së gjalli dhunimeve, kolonizimeve etj. E pyes publikisht Vuçiqin pse nuk po i dorëzon njerëzit e partisë tij të cilët i kanë ekzekutuarvëllëzëritBytyçi, Mbi bazën e një studim dhjetëvjeçar kam arritur në përfundim se Serbia shqiptarëve të Kosovës u ka borxh hiç më pak se 29,154,673,622 euro.

Zoti TomášSzunyog, Serbia sot në shekullin XXI,është duke bërë gjenocid mbi shqiptarët e Luginës së Preshevës në komunat :Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë , sepse me projektin për zhdukjen biologjike të shqiptarëve të quajtur Pasivizimi, ka pastrua Medvegjen nga Shqiptareët. Tani kët proces ështe duke e intensifikuar në Bujanoc dhe Preshevë. Unë dhe forcat tjera atdhetare, por në rend të parë humane, do të insistojmë në parimine reciprocitetit, të vetmit instrument të barazisë ndërmjet etnive dhe të paqes pozitive, të asaj paqe e cila bazohet në pedagogjinë e barazisë.

Përfundimisht më duhet t’ua them, se ju nuk jeni njeri i cili duhet të negocioni marrëveshjen Kosovë - Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".