Ja si duket fytyra e zymtë shtetit kur drejtësinë e bëjnë bandat kriminale

Ja si duket fytyra e zymtë shtetit kur drejtësinë e bëjnë bandat kriminale
Ja si duket fytyra e zymtë shtetit kur drejtësinë e bëjnë bandat kriminale

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 25 November 2020 - 17:42

Shkruan: Reshat Badallaj

Me buxhetin e shtetit dhe djersën e taksapaguesve kanë përfituar krye banditët e bandave politike sepse këta janë të lindur për matrapazllëk, hajni dhe kapje të shtetit, duke mos vrarë kokën se sa dëmtohet buxheti i shtetit, sepse është i padjersë, prandaj këto banda kriminele kanë vepruar shumë lirshëm dhe pastaj e kanë ndarë hesapin bashkë! Pra, mendoj se në këto lojëra të pista faji peshon mbi politikan ose thënë më troç, në krye banditët, krye hajnat dhe krye vagabondët e bandave politike që herë do kur do duhej të japin përgjegjësi dhe duhet burgosur këtë farën e keqe, sepse janë shkaktar i të gjitha mynxyrave. Jo rastësisht me atë kopenë e gjyqësisë që nuk kanë vepruar sipas ligjeve dhe kushtetutës, por kanë vepruar sipas direktivave të krye kapove; nesër do të jetë shumë vonë.

I gjithë faji që bie në sistemin tejet të kalbur gjyqësor, bie në politikën e mbrapshtë të bandave politike të kanaleve të nëntokës kriminale dhe atë pa më të voglin dyshim. Krejt ky sistem, me nder me thënë sistem i drejtësisë, është i ndërtuar pikërisht nga krye banditët e majave të shtetit dhe krye banditëve të bandave politike. Dhe, kjo faqja e zezë që na qiten turp në botën e qytetëruar mos të mendoj askush që është bërë sipas Kushtetutës, por është bërë në mënyrën më të organizuar kriminale. E keni parë se çdo bandë banditësh i kanë ulur njerëzit e tyre që të mos ndiqen penalisht edhe pse e vjedhin shtetin deri në palcë. Prandaj, askush nuk i trazoi se lëre më t´i burgos krye hajnat e veshur në xhaketën e shtetit sepse në këto lojëra të pista kriminale janë bërë bashkë dhe pastaj e kanë ndarë pazarin sipas hiseve të tyre. Ndoshta e keni vënë re kur krye banditët që ishin të veshur edhe në petkun e shtetit, të bandave politike ose të mezlishtit që dikush e quan edhe kuvend; kur vidhnin thonin: "shkoni në prokurori" dhe merreni me mend këta burra se çfarë tallje dhe përbuzje bënin me popullin kinse vërtetë janë të pastër, dhe vërtetë prokuroria vepron drejtë dhe jo sipas direktiva të këtyre bandave më kriminale në tërë Ballkanin, por mjerisht e kanë kapur dhe veprojnë në Kosovë. Sa e sa skandale dhe afera ndodhen në Kosovë, Sa e sa hajnia dhe sa për të ulur gjakrat e qytetarëve bënin dy-tri ditë shou dhe sërish dilnin të pa lagur pastaj kompenso kinse të pafajshëm, e vetëm Zoti e di se si e kanë ndarë pazarin bashkë. Nuk jam i keq për të menduar se vetë këta faqezinj i sajojnë këta që qëllimisht t´i dënojnë dhe pastaj të ndajnë hisen bashkë të "PAFAJSISË", sepse nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër shtetit dhe qytetarëve të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".