Defektet dhe anomalit në Ministrin e Punëve të Jashtme po e zbehinë imazhin e Kosovës!

Defektet dhe anomalit në Ministrin e Punëve të Jashtme po e zbehinë imazhin e Kosovës!
Defektet dhe anomalit në Ministrin e Punëve të Jashtme po e zbehinë imazhin e Kosovës!

Ismail Muçiqi

  • 26 nëntor 2020 - 08:55

Politika e jashtme e një shteti orientohet nga strategjia e interesave të cilat shteti i vendos si interes kombëtarë për ti zhvillua marrëdhënjetndërkombëtare nëpër vendet e ndryshme të Botës.

Mardhënjet diplomatike mes shteteve rregullohen përmes Konventës së Vjenës mbi Mardhanjet Diplomatike të vitit [1961] si dhe të Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet konsullare të vitit [1963].

Republika e Kosovës e ka themelua Ministrinë e Punëve të Jashtme nëMarse të vitit 2008 duke u mbështetur në kapitullin 4 neni 65 pika 1 dhe neni 96 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Institucionet kompetente për realizimin e politikës së jashtme janë Ministria e Punëve të Jashme si dhe Ambasadat dhe Konsullatat nëpër vende të ndryshme me të cilat Kosova ka krijua mardhënje diplomatike.

Mjerisht që nga themelimi i Ministrisë se Punëve të jashtme u manifestuan një varg dobësish në emërimin dhe rotacionin e Ambasadoreve dhe konzulve nga ana e Qeverisë, Presidencës dhe partive politike.

Kështu një numër i Ambasadoreve të cilët në këto misione janëemërue përmes qelësit politikë të interesave të grupeve të partive politike më shumë i kanë sjellë dëmë se ndonjë të mirë Republikës së Kosovës.

Kjo u manifestua vite me radhë kur një numër i Ambasadoreve të cilëtishin të emëruar politikë dhe kishin mbështetje nga liderët e caktuar. Ata edhe përkundër rregullativës ligjore vazhduan të mbetën në postet e njëjta pa e arritur ndonjë rezultat konkret në sferën e avancimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe vendeve ku vepruan.

Ministria e jashtme dhe qeveritë e shkuara si edhe kjo tani në detyrë në postet e Ambasadoreve dhe konzulve emëruan persona pa përvojediplomatike pa trajnime të nevojshme të Akademisë Diplomatike e cila si misionë ka shkollimin dhe përgatitjen e kuadrove për diplomacinë e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Shumë here ka ndodhë mungesa e kordinimit ndërinstitucional e cila ka sjellë vështirësi në zbatimin e ligjit për shërbimet e jashtme diplomatike.

Kjo praktikë e mos kordinimit ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme edhe me rastin e zgjedhjes së stafit politikë dhe ati civilë në kuadër të Ministrisë së jashtme kanë sjellë mos unifikim, rivalitet duke e pa mundësua funksioniminnormalë të shërbimit të jashtëm.

Mjerisht një pjesë e stafit në shërbimin e jashtëm kanë mungesë të theksuar të njohurive të procedurave të legjislacionit, rregullave e zakoneve të cilat janë të nevojshme në përfaqësimin e jashtëm të Republikës së Kosovës.

Këto anomali nuk kanë të ndalur edhe tani në këtë Ministri liderët e partive politike përmes institucioneve të shtetit më shumë u angazhuan për ti punësuar të afërmit e tyre dhe militantët partiakë se sa që u preokupuan për përfaqësimin e denjë të Shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pazaret politike nuk u ndalen asnjëherë edhe në këtë Ministri e cila pati dështime katastrofale.

Kjo politikë e mbrapsht solli edhe pasoja negative edhe në diplomacinë ndërkombëtare.

Sot askush nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga institucionettjera nuk është në gjendje te konfirmojë saktësisht sa shtete e kanë njohur Shtetin e Kosovës, dhe sa prej tyre e kanë bërë tërheqjen apo anulimin e njohjes.

Duhet theksuar se niveli i organizimit të diplomacisë së jashtme e reflekton gjendjen e organizimit dhe funksionimin e brendshëm të një shteti normalë dhe seriozë.

Tani sa nuk është bërë vonë, Kushtetuta e Kosovës i obligonë dhe i bënë përgjegjës institucionet.. Ministrinë e Punëve të Jashtme Qeverinë e Kosovës dhe Presidencën të cilat kanë obligimë që tikoordinojnë punët mes veti në mënyrë që ti zgjedhin dhe emërojnë Ambasadoret dhe konsulte të cilët kanë kapacitet përvojë dhe integritet për ta përfaqësua interesin e Shtetit të Kosovës, dhe diplomacinë në vendet ku shërbejnë. Vetëm kështu mundë ti kthehetimazhi dhe respekti i Republikës së Kosovës.

Rasti i fundit i emërimit të djalit të Haxhi Shalës në diplomacinë e jashtme përmes pazareve politike e pasqyron më së miri gjendjen aktuale në këtë Ministri, e cila më së paku i përngjanë një instuticioni kredibil të një shteti normalë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".