Kosova duhet të shkojë në zgjedhje për të bërë zgjidhje

Kosova duhet të shkojë në zgjedhje për të bërë zgjidhje
Kosova duhet të shkojë në zgjedhje për të bërë zgjidhje

Skender Kapiti

  • 26 November 2020 - 11:25

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Kur demokracia zgjedh keq, kur demokracia keqfunksionon, kur demokracia i rrëmbehet popullit,  kur demokracia maninipulon dhe deformon vullnetin dhe legjitimitetin popullor atëhere  vetë kjo lloj demokracie është bërë problem i cili  kërkon zgjidhje.

Dhe zgjidhjet në demokraci  bëhen  me ligj dhe me zgjedhje të lira e demokratike, të shpeshta, por edhe të parakohshme.

Në realitetin politik ku ndodhet sot Kosova demokracia ka devijuar dhe vullneti i pakicës, pra  legjitimiteti parlamentar  ka sfiduar  legjitimitetin e madh popullor, pasi de fakto kemi nje qeveri jolegjitime e instaluar si rezultat i një puci e matrapazllëku politik, pra kemi nje qeverisje jolegjitime por edhe as te aftë politikisht për t’u pëballur me sfidat ku ndodhet sot Kosova.

Tani po vjen  koha që të zgjidhet Presidenti  i Kosovës nga parlamenti, por nga cili parlament, nga ky që i dha mandatin për qeverisje humbësve të zgjedhjeve, që do të thotë se ky parlament na e paska të drejtën që të zgjedhë edhe presidentin. Gjë që do ta dyfishonte antilegjitimitetin referendar e zgjedhor popullor të zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. Prandaj zgjidhja më e mirë është që të flasë demokracia e lirë zgjedhore, verdikti popullor. Pra, zgjidhjen e japin vetëm zgjedhjet e lira dhe demokratike , prej të cilave vijne  edhe parlamenti, edhe qeveria, edhe presidenti legjitim

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".