Prokuroria Speciale e Kosovës e dështuar, me zgjim të vonuar për akuzat kundër kriminelëve serb të luftës

Prokuroria Speciale e Kosovës e dështuar, me zgjim të vonuar për akuzat kundër kriminelëve serb të luftës
Prokuroria Speciale e Kosovës e dështuar, me zgjim të vonuar për akuzat kundër kriminelëve serb të luftës

Faik Krasniqi

  • 26 November 2020 - 17:08

Shkruan: Faik Krasniqi

Vetëm një gjë sa për të rikujtuar. Izraeli deri vonë ka qenë në ndjekje të nazistëve gjermane dhe bashkëpunëtorëve të tyre, për krimet e bëra ndaj hebrenjve. Sidoqoftë, më mirë vonë se kurrë. Por duhet të ngritët aktakuzë ndaj të gjithë kriminelëve serbe dhe bashkëpunëtorëve të tyre, për te cilët kanë prova që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve!

Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, fatkeqësisht i ka dalë gjumi vonë për të ngritur aktakuzë ndaj kriminelëve serb, që kanë kryer krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Janë me qindra kriminel serb që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve, dhe akoma lëvizin lirshëm. Të njëjtit madje vijnë në Kosovë e pa pasur frikën e arrestimit. Është turp për Prokurorinë Speciale të Kosovës, por edhe për politikanët tanë. Kurse në anën tjetër Serbia me dinakërinë e saj arriti që të na krijojë një Gjykatë Speciale për ne. Në vend se të ndodhte e kundërta. Kjo tregon shumë për dobësinë e drejtësisë tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".