E zbulon eksperti i njohur: A do të shembet bastioni i LDK-së në Llap me zgjedhjet për kryetar komune të 29 nëntorit

Blerim Burjani

  • 27 November 2020 - 07:34

Shkruan: Blerim Burjani

Do të ishte sukses për VV-në të shkoj në balotazh. Pra do të ishte një gjasë e mirë për VV-në nëse shkon në balotazh edhe pse gjasat e sajë janë shumë të vogla. LDK ka kohë që përgatitet për këto zgjedhje në Podujevë për të cilën thuhet te llapjanët se ka rëndësi të madhe për qytetarët e saj tradicional të votimit të partisë së Ibrahim Rugovës kur dihet mirë që gati figurat qendrore të këtij subjekti kanë ardhur nga Llapi.

-Zgjedhjet nuk janë barometër për zgjedhjet nacionale, pra nuk kanë ngjashmëri as përkrah interesi i elektoratit e as nga niveli i zgjedhjeve, pra zgjedhjet nacionale janë përqendrim dhe interesim më i madh i qytetarëve. Kjo nuk do të thotë se mundë të ketë një parti një rezultat lokal të njëjtë me zgjedhjet parlamentare. Deri më tash praktika zgjedhore ka treguar të kundërtën. Në Podujevë nuk pritet të ketë ndonjë befasi, kjo komunë është bastion i LDK-së dhe se VV-ja nuk do të ketë gjasa të mëdha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".