Skandalet e këtyre krye hajnave mundë ti ndalë vetëm populli duke u ngritur kundër bandave që po e shkatërrojnë shtetin

Skandalet e këtyre krye hajnave mundë ti ndalë vetëm populli duke u ngritur kundër bandave që po e shkatërrojnë shtetin
Skandalet e këtyre krye hajnave mundë ti ndalë vetëm populli duke u ngritur kundër bandave që po e shkatërrojnë shtetin

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 29 November 2020 - 07:15

Shkruan: Reshat Badallaj - Zhurjani

Po më thoni ju se çfarë shteti mundë të jetë ai kur Dulla, nuk ka haber fare se kush i dërgon konsuj këta mangup dhe kopuk në vendet e huaja. Dhe, më besoni se akoma ka njerëz që mendojnë se është Qeveri kjo banda e Dullës me bandat dhe banditët tjerë që vrapojnë edhe pas hajnisë. Duhet ndalur skandalet e pista dhe duhet të vjen një epoke e re , sepse koha nuk pret. Skandalet tani për tani mund t´i ndal vetëm populli dhe të burgosen menjëherë të gjithë langonjtë që e plaçkitin vendin dhe e kapin pushtetin me kallashnikov. Kanë perënduar këto kohëra ore qyqar, tani është koha e dijes dhe bashkimit.

Nuk ka rruge tjetër për Kosovën, pos i tërë populli, i madh dhe i vogël, pa ngjyrime politike, të ngrihet kundër krye banditëve të kanaleve kriminale të nëntokës, kundër matrapazëve, kundër kusarexhive, kundër pazarexhive, në protesta gjithë popullore, se kjo garniturë krye banditësh e krye mafiozësh për interesa të tyre, për përfitime, për hajni, për pazare nuk kanë të ndalur. Kosova nuk mundë të shpëton ndryshe sepse zinxhiri është aq i trashë sa që këta krye banditë më të rrezikshmit në tërë Ballkanin interesat familjare i vënë mbi interesat shtetërore dhe kombëtare. Si mundë të lejohet që shteti te bie aq poshtë dhe në nivelin e hajnave dhe dilinxhive? Po, pyes publikisht këta krye vagabondë: A dini se çka është dhe çka do të thotë shtet? Këta koke qypa a kanë një pike moral që të mos bëhen horë pa lëre popullit, se populli i njeh këta vagabond dhe kopuk, po a mendojnë se nuk duhet që në emër të Kosovës të bëhen horë në botën e qytetëruar? Si mundë të punësohen në poste të rëndësishme njerëz që nuk e njohin as alfabetin shqip dhe se thotë që alfabeti ynë ka 25 shkronja, dhe pastaj vendet e huaja të mendojnë se ja se çka paska Kosova me këto mbeturina dhe qelbësira. Ku jemi ne populli të ngrihemi kundër këtyre langonjve dhe zagarëve që për hajni dhe poste vrapojnë si korbat pas kufomave të vdekura? Ku jemi ne populli të ngrihemi kundër këtyre qenve që tentojnë ta kafshojnë Kosovën hajnisht dhe helmueshëm. Duhet të ngrihemi dhe t´ia qojmë haberet në derën e shtëpisë. Po, përse nuk ju vije keq dhe turp këtyre gjak shiturve dhe gjakprishurve që e kanë bërë Kosovën plaçkë pazari, kundër këtyre krye banditëve e shkuar krye banditëve që shkojnë në natën pa hënë dhe bëjnë pazare. Po, Kosova nuk është vetëm e këtyre krye idiotëve, po Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj. A e din kjo kope idiotësh se toka nuk sillet vetëm rreth tyre? Kam shkruar me vite të tëra dhe po e ri përsërisë dhe mjerisht po del 100% jo 99%, se i tërë faji për këtë gjendje që po e përjeton Kosova me këta parexhi, krye vagabond, krye hajna dhe krye vagabondë fajet i kanë pikërisht këta langonjtë që janë të veshur në xhaketën e shtetit. Dhe, flisni tani, përse nuk flisni dhe të del ndonjë gop nëne dhe të thotë se nuk është kështu: A po pjell skandal pas skandali për të zezën e Kosovës dhe këta qen bir qeni që nga mëngjesi deri në darkë bënin dyzen ahengu me kasapët dhe kriminelet gjakësor serbian. Shikoni korrupsionin, shikoni ekonominë e vendit, shikoni se si janë bërë super milionerë, shikoni pasurit e këtyre qenve me dy këmbë. Krahasoni pasurin e Angela Merkel, me krye hajnat dhe krye banditët në Kosovë dhe do bëni një krahasim shumë interesant. Edhe një gjë ndoshta e keni vënë re; se këta i bien sakicë Kosova pa pikë dhembje sepse në këmbë e kanë atë sistemin e kalbur gjyqësor dhe nuk i trazon kush.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".