Pushtetarët të mos bëjnë lojë popullsite me interesin e shtetit

Pushtetarët të mos bëjnë lojë popullsite me interesin e shtetit
Pushtetarët të mos bëjnë lojë popullsite me interesin e shtetit

Nexhat Haziri

  • 29 November 2020 - 07:25

Shkruan: Nexhat Haziri

Klasa politike e Kosovës duhet të ketë qasje serioze edhe ndaj letrës së Miroslav Lajçakut lidhur me vizitat e zyrtarëve serb në shtetin e Kosovës. Këtu del në pah anshmëria e z. Lajacak, dhe institucionet e Kosovës do të duhet që t’ia bëjnë me dije Brukselit për sjellje e tilla të emisarit Lajcak, të cilat nuk i shkojnë një ndërmjetësi i cili duhet të jetë neutral në një proces dialogu në mes dy shteteve, e që dëmton përkushtimin e BE- së për t’i normalizuar marrëdhëniet në mes dy shteteve dhe për ta stabilizuar rajonin.

Është e rrugës që për këtë çështje duhet të ketë koordinim në raport-kryeministër-ministër dhe nuk duhet që këtu çështje që kanë të bëjnë më vizitat e zyrtarëve të Serbisë, lejimi apo ndalimi të përdorën për popuzlizëm apo marketing politik. Ky mos koordinim nxjerrë në pah se brenda koalicionit qeveritar ka një garë politike se kush më shumë e më fortë po shfaqet si patriot. Unë përkrah mos dhënien e lejes nga ana e MPJ që presidenti i Serbisë Vuçiq ta vizitoj Kosovën, por gjithashtu ministrja Haradinaj nuk duhej ta shfrytëzonte këtë për të bërë popullizëm dhe të marrë vendime të tilla të kësaj natyre pa një koordinim me kryeministrin Hoti. Ndërsa letra e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë –Serbi, Mirosllav Lajcakut për këtë çështje, nuk më bënë përshtypje, pasi i njëjti heshti ndaj deklaratave të kryetarit të Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiqi, kur kërcënonte të gjithë ata në Serbi që japin informacione mbi varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga regjimi i Millosheviqit gjatë periudhës së luftës, e që këto varreza janë në Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".