Politikanët e korruptuar nën ethet e ndëshkimit nga vota e mërgatës, e bllokojnë ndryshimin e ligjit për zgjedhje

Politikanët e korruptuar nën ethet e ndëshkimit nga vota e mërgatës, e bllokojnë  ndryshimin e ligjit për zgjedhje
Politikanët e korruptuar nën ethet e ndëshkimit nga vota e mërgatës, e bllokojnë  ndryshimin e ligjit për zgjedhje

Arsim Haziri

  • 30 November 2020 - 07:36

Shkruan: Arsim Haziri

Është shumë e dhimbeshe kur shihet një logjikë kaq e ulët e një shumice të partive politike të cilat e mbështetin akoma jetëgjatësinë e regjimit destruktiv, në vazhdimin e ruajtjes të mundësisë për kapjen e shtetit dhe abuzimin me votën e lirë qytetare. Askush nuk duhet ti frikësohet gjithëpërfshirës në procesin zgjedhor për institucionet legjitime të shtetit të Kosovës. Këtë bllokadë nuk duhet lejuar, duke u votuar e legjitimuar me logjika të tilla kundër legjitimitetit të përcaktimit demokratik të lirë, ankesat e pastajme nuk mundë të jenë çështje racionale apo e pranueshme duke i thirrur në parregullsi, abuzime e manipulime. Prandaj për zgjedhjet e reja nacionale të radhës, kurdo që mbahen ato, vota duhet të jetë vlerësim maksimal dhe matës real për besimin që do i jepet kastës politike për qeverisjen e vendit.

-Çështja e reformës zgjedhore, qoftë e pjesshme apo substanciale, është bërë një nevojë e domosdoshme e kohës për thellimin e demokracisë në republikën e Kosovës. Nga ku aspekt, është bërë edhe një plotësim ndryshim i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në vend, i cili ka kaluar në Kuvend, dhe përmes të cilit parashihet një lehtësi e madhe për sigurimin e të drejtës së votës për qytetarët e Kosovës jashtë vendit, në diaspore. Mirëpo kjo votë po e pengon dhe tmerron kastën e korruptuar politike e cila ka sunduar për këto dy dekada, prandaj ligji është në pritje, i bllokuar në Kuvendin e Kosovës, nuk e ka ,mbështetjen e deputetëve të pozitës. Kjo frikë nga reforma sado simbolike zgjedhore po e tmerron kastën politike të korruptuar, Sido qoftë koha do e bëjë të veten. Territorit te kontaminuar politik gradualisht po i vie fund, kjo është gjë e cila sa është e mire aq edhe premtuese për gjithë secilin.

Logjikës së vjetër po i kufizohet hapësira, dhe ky kufizim i mirë që po ndodhe, mbase po e liron shoqërinë nga vargojnë të padrejtë. Koha po ecën dhe ngadalë po i de konstrukton veprimet e klasës së vjetër politike të cilat asnjëherë e në plotni nuk kanë qenë për shtet zhvillimor por vetëm për hajni, Sidoqoftë gjërat lëvizin edhe kur nuk duken. Të vjetrës në politike po i vije fundi, fund që do të rezulton me ardhjen e një fillimi krejtësisht ndryshe. Të njëjtës gradualisht është duke iu dobësuar ngjyra, ngjyrë që pothuaj asnjëherë nuk paraqiti dritë. Vendit i duhet dritë, dritë e barabartë, dritë përmes të cilës shohin të gjithë njëjtë. Edhe në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës LDK , PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit si gjithnjë, u bënë bashkë kundër Ligjit i cili avancon të drejtën e mërgatës për marr pjesë në zgjedhjet që mbahen ne Republikën e Kosovës.

Ata, si një koalicion kundër vlerave demokratike që është mirë organizuar, po rezistojnë në ndryshimin e ligjit andaj u pa hapurës votuan kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Votuan kundër ndryshime ve që do të mundësonin votimin e mërgatës në ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës, me çka do të eliminoheshin shumë parregullsi që e kanë përcjellë deri më tash një proces të tillë. Meqenëse nga kryesuesja e seancës është lënë mundësia e hapur që votimi i kësaj pike të përsëritet përsëri, edhe në një nga seancat e radhës në Kuvend, është në interesin publik, e sidomos të mërgatës, që të organizohet dhe të ju bëhet presion të gjithë deputetët që ta votojnë këtë ligj, jo të pozicionohen kundër interesit të mërgatës e shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".