Avdullah Hoti të mos mashtrohet se është mbreti, është vetëm një kryeministër i dobët

Avdullah Hoti të mos mashtrohet se është mbreti, është vetëm një kryeministër i dobët
Avdullah Hoti të mos mashtrohet se është mbreti, është vetëm një kryeministër i dobët

Ragip Guraziu

  • 30 November 2020 - 13:31

Shkruan: Ragip Guraziu

Në këto momente delikatë të zhvillimeve politike e diplomatike ndërkombëtarë, kjo Qeveria duhet të tregohet shumë e koordinuar dhe e mirë përcaktuar, me qëndrime të qarta të mbrojtjes së interesit të shtetit dhe kur Lajçak tregohet super efikas në mbrojtje të interesave puro popullsitë të Vuçiq dhe injoron palën kosovare, sepse i njëjti Lajçak ka heshtur në raport me kërcënimet publike të Daçiq për varrezat masive në Serbi dhe mesazhet shoviniste të Vulinit, gjë që dëshmon se politika e disa shteteve të BE-së dhe përfaqësuesve të saj po ju kthehen politikave të shekullit 19, n ë mbrojtje të agresorit dhe në përbaltje të viktimës.

-Avdullah Hoti është Kryeministër i Kosovës, madje shumë i dobët, nuk e ka as minimumin e thjeshtë të votave në Kuvend, e nuk është mbreti i Qeverisë së Kosovës ashtu sikur që po sillet. Rasti i vendimit të Meliza Haradinaj për ndalesën e zyrtarëve të lartë serb ishte i drejtë, sepse ajo u tregua e vendosur në punën e saj. Ndryshe nuk ka pasur tjetër rrugëdalje, ishte veprim i merituar i saj. Sidoqoftë koordinimi më i mirë në të ardhmen është në interes të stabilitetit dhe mbarëvajtjes së qeverisë. Kjo duhet të realizohet dhe të mirë planifikohet.

Ministrja e jashtme Meliza Haradinaj e AAK-së, nuk do thotë se gjithnjë duhet të marrë urdhra nga kryeministri Hoti kur dihet se secili i ka punët e veta të ndara por duhet të ketë informacioine më të shpejta internet ë koordinimit për veprim. Kur është fjala për qasjen kritike ndaj Serbisë, nuk po më duket se po e thellohen qarjet brenda koalicionit qeverisë, sepse ndalesa e për hyrje në Kosovë kundër Aleksandër Vuçiqit është bërë me arsye të plotë. Me të drejtë ka vendosur si anëtare e kabinetit qeveritar dhe ka deklaruar Ministrja e jashtme Meliza Haradinaj se vizita e Vuçiqit nuk do të lejohet, dhe këtu është mbajtur fjala.

Kështu duhet të veprohet derisa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk kërkon falje për krimet. Mendimi im është i thjeshtë dhe e them se vetëm kush është guximtar, atij i shkon fjala dhe Meliza Haradinaj e bëri këtë, por edhe Hoti duhet ta ketë këtë qasje parasysh këtë fakt pasi që këtu po i vihet në kundërshtim politikës jo parimore dhe luftënxitëse të Vuçiqit. Pala Kosovare duhet të tregohet shumë e kujdesshme në situatën që po kalon vendi tani, dhe ishte deklarim i drejtë edhe i kryeministrit kur e thotë se m marrëveshjet i respektojmë, se jemi pro lëvizjes së lirë, dhe po punojmë në proces të dialogut që të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura, po nganjëherë situatat janë mjaft të ndjeshme dhe duhet të ketë përmbajtje, pavarësisht që është dërguar një letër me vërejtje nga Miroslav Lajçak.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".