E zbulon eksperti i së drejtës: Ja sa vite do të zgjas shqyrtimi kryesor i të akuzuarve të UÇK-së nga Gjykata Speciale

E zbulon eksperti i së drejtës: Ja sa vite do të zgjas shqyrtimi kryesor i të akuzuarve të UÇK-së nga Gjykata Speciale
E zbulon eksperti i së drejtës: Ja sa vite do të zgjas shqyrtimi kryesor i të akuzuarve të UÇK-së nga Gjykata Speciale

Muhamet Kelmendi

  • 01 December 2020 - 07:35

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Të akuzuarit me avokatët e tyre do të përpiqen të mbrohen dhe çdo akuzë ta kundërshtojnë dhe ta hedhin poshtë. Dhe, nëse pas këtij shqyrtimi, shpallet aktgjykimit, përsëri palët kanë të drejtë të ankohen. Edhe në atë nivel zhvillohet shqyrtimi dhe ajo kërkon kohë deri në shpalljen e aktgjykimit. Pra, kemi kështu një procedurë të gjatë dhe shumë të rëndë. Të rëndë për të akuzuarit dhe për tërë popullin shqiptar; sepse gjatë tërë kësaj kohe do të kthehet emri i UÇK-së, madje edhe do te sulmohet, dhe kështu është në bankën e të akuzuarave. Nga të pandehurit kërkohet guxim, fakte dhe përgatitje. Ata duhet të mbrojnë veten dhe UCK-në e popullit shqiptar.

-Procedura në shqyrtimin kryesor pranë Gjykatës Speciale do të zgjatë me vite të tëra. Nga aktakuzat e bëra dhe nga dëshmitë, reale apo të sajuara, del se kemi të bëjmë me dhjetëra dëshmi dhe, sikundër deklaruan avokatët, janë mbi 100 dëshmitar të ndryshëm.

Aktakuza me dëshmi etj. kalojnë një lëndë që ka mbi 1500 faqe.

Thënia e avokatëve. Ato duhet të kërkohen dhe të analizohen nga avokatët. E kjo kërkon kohë deri në fillimin e shqyrtimit kryesor.

Mendohet se në fund të vitit 2021 apo në vitin 2022 do të fillon procedura kryesore. Një lëndë e tillë, vetëm nëse prokuroria heqë dorë nga aktakuza, shqyrtimi kryesor mundë të zgjatë me vite. Çdo provë duhet të shqyrtohet dhe çdo dëshmitar duhet të deklarohet dhe çdo fjalë e fjali të matet mirë nga palët në shqyrtim. Është shumë vështirë që me akuzat e bëra të dënohet ndokush nga anëtarët e akuzuar apo nga ata që do të akuzohen, nëse akuzohen. Kjo nga fakti se janë akuza shumë të gjëra dhe kanë më shumë karakter propagandistike. Thjeshtë janë të dhëna dhe informime mediatike. Por, për të akuzuarit është kohë e rëndë dhe ka zgjatje të shqyrtimit, që natyrisht do të ndikon shumë ashpër në jetën e tyre politike dhe familjare e shoqërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".