Kaosi dhe papërgjegjësia ka depërtue thellë në institucionet e shtetit të Kosovës

Kaosi dhe papërgjegjësia ka depërtue thellë në institucionet e shtetit të Kosovës
Kaosi dhe papërgjegjësia ka depërtue thellë në institucionet e shtetit të Kosovës

Ismail Muçiqi

  • 01 December 2020 - 09:26

Autoriteti i Qeverisë përkatësisht i Kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit, u dëshmue sot se kijerarkia në Instuticionet e Shtetit nuk janë duke funksionuar në bazë të ligjit dhe normave juridike të shtetit. Kaosi dhe përqarjet në skenën politike dhe ramja e autoritetit të Qeverisë aktuale u vërtetue sot kur Sindikata e Arsimit veprojë kundër vendimit të Ministrisë dhe të Qeverisë për tu mbajtur mësimi nëpër Shkollat e Kosovës.

Ishte e dhimbëshme malltretimi që ju bë nxënseve të shkollave në këtë mengjes të fëthohët ditë e Hënë 30 Nëntorë.

Patëm rastinë ti shofim dhe ti takojmë fëmijtë e vegjël të ngarkuar me qanta dhe libra në shpinë, e disa të përcjellur nga prindërit e tyre duke pritur para dyerve të shkollave për të hyr mbrenda, dhe për tu akomudue nëpër bankat,por kjo ishte e pa mundur.

Shumica e shkollave përkatësisht të Drejtorive të Arsimit e kishinë përfillur vendimin e sindikatës (SBSHK} vendim ky i cili ishte në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Mjerishtë kjo Sindikat e Arsimit viteve të fundit është shëndrrue në një seli politike e cila më shumë i ka sjellë dëme sistemit të arsimit se sa që i ka mbrojtur interesat në ngritjën e cilësisë dhe shtimin e përgjegjëisë nëpër Shkollat e Kosovës.

Kërcnimet e njëpasnjëshme me greva dhe protesta të kësaj Organizate Sindikale më shumë i përngjajnë lëvizjës politike {sindikale} të Leh Valencës dikur në Poloni.

Këto polarizime të cilat kanë më shumë karakterë politikë sesa sindikal apo diqka tjetër kanë ndikuar negativishtë në mirëvajtjen e organizimit të punës nëpër entet edukativo arsimore.

Kjo sjellje e papërgjegjëshme në kundërshtimë me vendimet e Qeverisë tregonë gjendjën aktuale, sorizitetin dhe funksionimin në Instuticionet e Shtetit të Kosovës.

Folëm kësaj radhe vetëm për këtë skandalë dhe mos marrveshje ndërmjetë Sindiaktës së Arsimit dhe Ministrisë përkatëse vendimet e të cilës nuk qojnë peshë, nuk përfillën e as nuk zbatohen sa here që Sindikata e Arsimit sillet në mënyrë autonome duke i tejkaluar konpetencat sindikale.

Kjo është pasqyra e gjendjës aktuale në Qeverinë e Kosovës të cilës i ka humbur rruga në oborr.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".