Atë që e bëri Llapi duhet ta bëj Kosova së bashku me diasporën tonë, të ndëshkohet politika e lidhur me krimin

Atë që e bëri Llapi duhet ta bëj Kosova së bashku me diasporën tonë, të ndëshkohet  politika  e lidhur me krimin
Atë që e bëri Llapi duhet ta bëj Kosova së bashku me diasporën tonë, të ndëshkohet  politika  e lidhur me krimin

Dr. Hysni Aliu

  • 01 December 2020 - 09:52

Shkruan: Dr. Hysni  Aliu

 Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës, janë përgjigjja më e mirë e mundshme për lozët e krimit që kanë mbetur në Kosovë. Dje, Podujeva ju dhe grushtin e fundit cubave dhe politikës së Cubit kryesore Z. Isa Mustafës, i cili, ashtu i plakur e i lodhur, po tenton ta merr me vetë ardhmërinë e një populli të tërë, që aq shumë vuajti me dekada. Të dielën, të rinjtë llapjan, i treguan Isës, që nuk janë idiotë që mashtrohen me premtime për spital rajonal, e as me asfalt rrugësh që shtrohen para zgjedhjeve e prishen mbas zgjedhjeve. I treguan që, nuk janë idiotë, e të harrojnë që në zgjedhjet e kaluara qendrore, në stilin e një psiko patologjie  të rëndë premtoj që Vjosa Osmani do të jetë ajo që do ta udhëheqë vendin drejtë prosperitetit, për ta përjashtuar, menjëherë  pas zgjedhjeve, vetëm e vetëm se nuk pranoj të ju bashkohet politikës së Cubave. 

Të rinjtë llapjan, nuk harruan, as tradhtinë ndaj vullnetit të popullit që u bë kur, u rrëzua qeveria e shpresës së z. Albin Kurti. Ata, nuk harruan shumë e shumë tradhti tjera që erdhën pikërisht nga Isa Mustafa me bashkëpunëtorët e tij, duke mbajtur këtë popull të robëruar, edhe pas çlirimit nga Serbia. Ky popull nuk ja fali LDK-së  që u bë krah me ata që tentuan që ta digjnin flakë Ballkanin dhe Evropën, duke përkrahur politika të gabuara të politikanëve të llojit Grenell, e Thaçi Rama. Jo, ky popull nuk ja fali Isa Mustafës me cubat tjerë, që në vend të VV së, bënë koalicion me Listën Serbe të Vuçiqit. Nuk kanë fund, tradhtitë që këta njerëz që sot po udhëheqin LDK-në  ja bënë Kosovës dhe rinisë së saj. Këta, thyen shumë zemra të liridashësve që vetëm fati i ka mbajtur ende në jetë. Vota , me mbi 50% për z. Bulliqi, duhet të jetë shembull i vetëm, dhe udhërrëfyes, se si duhet të voton populli i Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat nuk janë larg. 

Ania në të cilën për 20 vite lundruan Z. Thaçi, z. Mustafa, z. Haradinaj, z. Limaj  dhe shërbëtorët e tyre, duhet përfundimisht të fundoset. Duhet të dalin në opinion dosjet e tyre të fshehta, me të cilat me dekada i shantazhi  Serbia, e sidomos, dosjet e këtyre që janë këtu në Kosovë, duke filluar  me Isa Mustafen, i cili është koka e robëruesve modern.  Ne si popull dhe si komb, nuk guxojmë të lejojmë të udhëhiqemi, nga një njeri që është i lidhur me krimin , ashtu siç janë të lidhura interkonjeksionet ndërkombëtare të rrymës në  mes vete. Kombi ynë, po kalon një fazë tepër të rrezikshme ekzistence.  

Po kërcënohet me një EU- SLLAVI ku identiteti ynë kombëtar  do të  futej serish nën ombrellën e Serbisë. Kjo ka ardhur si pasojë e asaj që ne për 20 vite jemi udhëhequr nga politika e cubave, andaj bashkësia ndërkombëtare, donë të mos merret më me cubat, duke gjetur  zgjidhjen nëpërmes EU SLLAVISE, një krijesë në të cilën do të hynin sipas disa analisteve amerikan, Shqipëria , Maqedonia, Kosova, Bosnja, e Mali i Zi, dhe natyrisht si qendër  graviteti Serbia  me Beogradin. Pra, perëndimi nuk dëshiron që edhe më tutje të merret me cubat, si rrjedhojë, ne ose  duhet ti largojmë  këta nga pushteti në të gjitha trojet  shqiptare, ose perëndimi do të na e largon neve edhe shtetin nga dora, duke na shuar njëherë e përgjithmonë.  Ata që e bëri Llapi, duhet ta bëj Kosova së bashku me  diasporën tonë  në mbar botën. Koha është për njerëzit e librit, e jo për mafinë e Ibrit. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".