Kredibiliteti i gjykatës kushtetuese dhe opinionistët pa kompetencë

Kredibiliteti i gjykatës kushtetuese dhe opinionistët pa kompetencë
Kredibiliteti i gjykatës kushtetuese dhe opinionistët pa kompetencë

Ismail Muçiqi

  • 04 dhjetor 2020 - 09:13

Republika e Kosovës në kohën e duhur e ka themelua Gjykatën Kushtetuese si organin më të lartë juridik dhe politik te vendit.

Pavarësisht pakënaqësive të herë pas hershme të partive politike apo të ndonjë institucioni shtetëror për fate të mirë vendimet e Gjykatës Kushtetuese më në fundë janë respektua dhe janë bërë normë e sistemit Kushtetues të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Kohëve të fundit kemi disa deklarata të individëve të caktuar të cilët e vejnë në pikëpyetje ushtrimin e detyrës së Presidencës zonjës Vjosa Osmani.

Këta opinionist  me deklaratat e tyre po shkaktojnë huti dhe dilema tek opinioni i gjërë.

Se me të vërtetë zonja Vjosa Osmani nuk është duke shkelur Kushtetutën tregon edhe fakti kur zotëri Jakup Krasniqi në vitin 2010 përpos që ishte Kryetar i  Parlamentit të Kosovës ai në partinë politike në PDK ishte edhe sekretar i përgjithshëm i këtij subjekti politikë.

Me dorëheqjen e Fatmir Sejdiut në bazë të Kushtetutës detyrën e ushtruesit të Presidentit të Kosovës e mori Jakup Krasniqi i cili në atë kohë e ushtronte poziten  e sekretarit të përgjithshëm të PDK-së dhe një herit ushtrues i detyrës së Presidentit të Kosovës.

Rreth kësaj qështje Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës kishte vendosur se pozita e sekretarit të cilën e mbante Jakup Krasniqi në atë kohë në Partinë Demokratike nuk bënë shkelje të Kushtetutës kjo u konfirmua me aktgjykimin e kësaj Gjykate nr. Ko. 97/10.

Republika e Kosovës në momentin e tanishëm ka në grumbull problemesh të cilat kërkojnë zgjidhje, unitet, vetmohim dhe pjekuri nga të gjitha subjektet që kanë marrë përgjegjësi për Shtetin.

Mjerisht huqet tona dhe tendencat individuale të disa figurave të cilat shpesh po krijojnë mjegulle në opinion përmes deklaratave dhe opinioneve të tyre janë bërë të neveritshme për kohën.

Vjosa Osmani tani është figura më autoritative e cila me punën e saj po reflekton si vlerë kreative e cila është e përgatitur të udhëheqë çdo institucion që i besohet nga vota demokratike e popullit.

Shoqëria Kosovare individët - opinionistet kanë detyrë dhe përgjegjësi morale dhe intelektuale që ti përkrahin kuadrat e reja të cilat kanë dije, shkollim akademikë dhe tituj shkencorë të cilët i kanë arritur nëpër Universitetet më prestigjioze të Botës Perëndimore.

Të hapet kjo temë kinse Vjosa Osmani po e shkel Kushtetutën është deklarata apo opinion shumë i ulët dhe i pa bazuar me asnjë argument ligjorë apo Kushtetues.

 Eshtë koha e fundit që të vedisohemi duke kontribue pa hezitime në përkrahjen e vizionit të ri i cili më në funde po çmohet dhe vlerësohet edhe nga qytetarët gjithandej Kosovës.

Intelektualet, gazetarët,opinionistët kanë përgjegjësi të kontribuojnë në ndërtimin e institucioneve të mirëfillta të cilat janë përgjegjëse për ndërtimin dhe funksionimin e Shtetit të Kosovës.

Mendësia tendencioze ndaj figurave politike të cilat kanë marrë përgjegjësi në udhëheqjen e institucioneve të shtetit e pengon të ardhmen e vendit dhe shkakton defetizëm në opinion.

Kosovës më shumë se asnjëherë më parë i duhet uniteti politikë dhe shoqëror për ti tejkaluar sfidat me të cilat po ballafaqohet shteti dhe të cilat duhet zgjidhur pa përqarje dhe turbulenca politike.

Ketë po e kërkon edhe opinioni i gjerë i cili po vedisohet gjithnjë e më shumë duke kërkua reforma dhe ndryshimë në partitë politike të cilat janë të bllokuara nga klanet dhe liderët e konsumuar.

Në fundë po theksojmë se në Shoqërinë Kosovare po ndryshon vetëdija dhe gjithnjë e më shumë po hapen horizontet për gjeneratën e politikajve të ri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".