Gjykatat dhe ligji te ne është politika

Gjykatat dhe ligji te ne është politika
Gjykatat dhe ligji te ne është politika

Shefik Shkodra

  • 04 December 2020 - 13:04

ATËHERË lSHTE GJYKIM I VOGËL, TASH ËSHTË MINIMIZUAR 

Rregullisht është pa dhe është shkruar e komentuar se, në Kosovë nuk ka drejtësi. Drejtësia në këtë vend ekziston veç për formalitet. Për t'i thënë dikujt që nuk e di se çka ka këtu brenda se, na jemi shtet me ligje e gjykata tona. 

Është shumë e qartë për të gjithë se 

shteti mbahet me ligj. Me gjykata, me prokuror, etj. I gjithë sistemi juridik në kuadër të një kushtetute, enkas për të drejtat dhe sanksionimet e qytetarëve. 

Mbron një palë nga pala tjetër. Mbron sakrificën nga krimineli. Kjo nuk ndodh këtu te ne. Dhe si dalin tipat e flasin para qytetarëve se, ligji e gjyqi te ne është aparat për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore, si në gjithë botën. Ndoshta janë lodhur edhe gjykatat. Po nuk kanë pasur pse të lodhen, s'kanë bërë asgjë lidhur me ndëshkimin e aq kriminelëve. Nuk e di edhe këtë tipin si e kanë hedhur në gjyq?! Që tash po na del se tepër e paska dënuar një Gjykatë e Kosovës! Nuk është ky i vetmi...

Para disa muajve, gjëja, është dënuar krimineli i luftës me njëzet e dy (22) vite burg, por shumë shpejt vjen koha që t'ia zbresin e përgjysmojnë rrafsh në njëmbëdhjetë (11) vite. Kushdi si dhe pse (ia falin pse dikujt nuk idhimtë shpirti? ia anulojnë për mosdije e tyre? ia zbresin dënimin nga rekomandimet politike?) Me gjasë kjo e fundit është e vërtetë. Personi që ka marrë jetëra njerëzish, pa shikuar moshë as gjini, e i cili ka plaçkitur e ka fshehur viktimat, mund të falet në interval kohor shumë të shpejt, çudi! E megjithatë nuk është habi për ne. Dikush sikur rregullisht po don që shqiptarët të identifikohen si të barabartë, apo më keq, me krimin dhe kriminelët. Apo po do ta justifikojë krimin shtetëror të Serbisë mbi popullaten shqiptare në Kosovë. 

Pse tash del kryetari i Gjykatës Apelit para të pakënaqurëve dhe don të arsyetohet? Kjo s'ka kurrfarë arsye. Reagimi i qytetarëve është i drejtë. Njëherë është provokuar kjo masë e qytetarëve me zbritjen e dënimit të këtij krimineli, e dyta - është provokim që gjyqi të sqaroj gabimet apo arsyet në rrugë para të revoltuarëve. Në vend se të kërkohet nga ekspertët rritje dënimi, këta ia shkurtojnë, dhe kujt atij kriminelit që po e njohin qytetarët e atij vendi, që u kanë humbur të dashurit e tyre. Po kush mund të thotë, kush është përgjegjës dhe kush po i provokon qytetarët?

Po nëse nuk është dashur të dënohet personi me aq vite, kush është fajtor? Qytetarët ndoshta?Është pa herët, për kaq kohë që nuk është bërë kurrfarë padie kundër kriminelëve serbë të luftës, se dikush nuk ka dashur që ta akuzojë Serbinë.

Nuk dashur për të kërkuar hak prej tyre. Dikush "nuk ka dashur ta bëjë këtë punë të madhe". Ndoshta qytetarët e Kosovës i "paskan hak" Serbisë. Kësaj pune i thuhet "Dan e kërkund hiç!" Ndoshta jemi në gjumë na qytetarët! Ndoshta kështu është qëllimi i dikujt, të justifikojë krimin e ushtrisë dhe aparati shtetëror të Serbisë, që t'i provokojë qytetarët shqiptarë të viktimizuar në Kosovë. Kjo ndoshta është vetëm një dilemë. Dhe dilemat na shfaqen në çdo rast.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".