Pas atakut nga Gjykata Speciale, partitë e krahut të luftës të shkrihen në një subjekt të përbashkët politik

Pas atakut nga Gjykata Speciale, partitë e krahut të luftës të shkrihen në një subjekt të përbashkët politik
Pas atakut nga Gjykata Speciale, partitë e krahut të luftës të shkrihen në një subjekt të përbashkët politik

Ragip Guraziu

  • 04 December 2020 - 18:41

Shkruan: Ragip Guraziu

Duke i parë dhe duke i përjetuar edhe ne qytetarët se si u arrestuan figurat politike dhe institucionale, ish krerët e shtetit, zgjidhja e vetme për të mbijetuar politikisht, subjektet politike që po goditen nga Gjykata Speciale, do të mbetet rirreshtimi i krahut të luftës në një parti të vetme politike, dhe reformimi me figura të reja mundësia e vetme e mbijetesës dhe vazhdimit të rrugëtimit në politike, deri në përmbylljen e epilogut rreth atyre që do të dalin para drejtësisë ndërkombëtarë për ta dëshmuar dhe mbrojtur pafajësinë e tyre deri në verdiktin përfundimtar të gjykatës.

Propozime e mendime mundë të japim, si parashikime por stërzgjatjes së këtij procesi gjyqësor të filluar nga Gjykata Speciale, nuk i dihen as ditët, as muajt e as vitet, për të dituar fatin e verdiktit përfundimtar të të arrestuarave, e që janë ish figurat qendrore të politikës dhe të institucioneve të shtetit të Kosovës. Kur kemi parasysh se qarë pasojash do të ketë për politikanët e arrestuar nga Specialja paralajmërimi i fillimit të vonuar të procesit gjyqësor nga Gjykata Speciale, mesi vitit 2021 ose fillimi i 2022, për grupin e parë të të arrestuarave, e që janë ish figurat qendrore të shtetit të Kosovës, në krye me presidentin Thaçi, do të jenë pasoja serioze, të rënda mbase e fundamentale për karrierën politike. Për këtë më së miri flet vet arrestimi i tyre se në çfarë mënyre e mase u arrestuan, si të ishin persona të rëndomtë, kur kemi të bëjmë me një strukturë ushtaraket që quhet UÇK. Arrestimet befasuese pa paralajmërim ishin ndërhyrje me vlerësime jo reale derisa për asnjë nga ata të arrestuarit nuk kishte dyshime se nuk do të dorëzohet vetë. Edhe pse ndodhi kështu, përgjigja i takon dikujt tjetër! Tani se a do të jetë stërzgjatja e këtij procesi i dizajnuar për ti nxjerr përgjithmonë nga politika të arrestuarit e tanishme, dhe të gjithë ata që do të arrestohen në të ardhmen, kur dihet se proceset e tilla marrin një kohë të gjatë, mendojë se po, do të jetë një fakt i kryer, një histori e përfunduar, sepse kështu është folur e përfolur, që dikush do e ketë fatin të dënohet me vite disa sa për t'i evituar nga politika njëherë e përgjithmonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".