Jeni politikanë të pa edukuar, veç po shpifni e shantazhoni kundër njëri tjetrit!

Jeni politikanë të pa edukuar, veç po shpifni e shantazhoni kundër njëri tjetrit!
Jeni politikanë të pa edukuar, veç po shpifni e shantazhoni kundër njëri tjetrit!

Dr. Hysni Aliu

  • 05 December 2020 - 10:54

Shkruan. Dr. Hysni Aliu

 Njerëzit shkurtë pamës, e dashakëqij, merren gjithmonë me pasojat, kurse ata largpamësit, e vizionarët, merren, edhe me shkaqet edhe me pasojat. Me pasojat, merren sidomos ata që dëshirojnë ta shtrembërojnë të vërtetën, sepse e dinë që ata janë shkaktari ose iniciuesi i ngjarjeve  të caktuara, andaj e  tejkalojnë fshehurazi  shkakun. Një dinakëri e tillë,  akceptohet, vetëm nga injorantët, por jo nga një popull me një rini të emancipuar siç është rinia e Kosovës. Kur flas për shkakun dhe pasojat, e kam fjalën për protestat gjithë popullore të VV së, shkak ose arsye e të cilave ishte qeverisja robëruese e këtyre që janë në pushtet, deri në nivelin e rrezikimit të shtetit të Kosovës dhe pasoja ishin protestat  apo reaksioni gjithë popullor kundër robërisë dhe robëruesve. 

 Deklarimet si këto të z. Avdullah Hoti,  se VV na qenka parti e dhunshme, me ngjajnë me deklaratat e kohës së Millosheviqit, kur ai e akuzonte një popull të tërë, dhe UÇK në,  se janë të dhunshëm, e terroristë, vetëm e vetëm, se ky popull luftonte kundër dhunës sistematike të regjimit serb dhe okupimit të Kosovës. Nëse, reagimin e një  partie apo një populli e vlerësojmë  nga një këndvështrim i z. Hoti, atëherë, të gjithë ata që luftuan kundër Millosheviqit, Hitlerit, apo psikopatëve të tjerë, na paskan qenë të dhunshëm.  Edhe Revolucioni Francez, nuk ka ardhur si dëshirë e francezëve për të luftuar,  apo rënia e diktaturës komuniste në Shqipëri, apo vende tjera Evropiane, por si rrjedhojë e dhunës fizike e psikologjike të pushteteve, dhunë në të cilën natyrisht që një populli liridashës  përgjigjet në mënyrën e vetë. Barra më e rëndë në këto raste bien mbi liderët që vendosin ta luftojnë robërinë, ashtu siç bëri z. Albin Kurti, që ju doli në ballë një rrjeti të pa imagjinueshëm krimi në Ballkan e më gjerë, pa ju tremb as qerpiku. 

Mos mendo z. Hoti, që ne harrojmë, se  çfarë  sjelljesh keni pasur  ju në qeverinë Kurti, ku keni shfaqur një agresivitet të vazhdueshëm verbal në mbledhjet e qeverisë e jashtë tyre, por edhe të një personaliteti që  të  qel gropën mbrapa shpine. Ju bëtë gjithçka mbrapa shpinës së qeverisë që ishte shpresa e popullit, derisa e arritët qëllimin e rrëzuarjes  së qeverisë Kurti dhe uzurpimin e asaj karrige nga ju dhe ata që i akuzonit si vrasës  e haraqegjij, Ky popull mban mend!

 Demonstrata dhe protestat e VV-së, kanë qenë reaksion në shkatërrimin që ju bë shtetit po nga ju dhe mentorët tuaj nga Serbia. E vetmja gjë me të cilën mundë të krenohet Kosova e pasluftës, është lufta e vazhdueshme e këtij populli,  dhe e përfaqësuar me  VV-në,  për të penguar kthimin e serishëm të Serbisë në Kosovë dhe  ç’kapjen  e shtetit nga rrjetet e krimit. VV- nuk kapi armët, nuk vrau askënd, ata së bashku me popullin, e ngritën zërin kundër robërisë, duke e humbur edhe jetën nga aktivistë të sajë në raste të caktuara, vetëm e vetëm për të mbajtur gjallë,  ëndrrën e atyre, që u flijuan për liri. 

VV ja është një çlirimtare, ndërsa ju jeni dhunuesit e një populli. 

 Qeveria në krye me z. Hoti, dhe qeveritë paraprake të LDK-së AAK dhe PDK-së me Nismën,  ishin dhe janë  të dhunshme  edhe verbalisht edhe me veprime. E vetmja ishte qeveria Kurti që nuk ishte e dhunshme ndaj popullit, por ishte dërmuese ndaj Serbisë dhe shërbëtorëve të vetë në Kosovë, gjë për të cilën edhe u rrëzua mizorisht e tinëzisht nga ju.  

 Z. Hoti, të  keqen mundë ta bësh, edhe me qetësin më të madhe të mundshme, pore ajo gjakftohtësi, nuk e bënë të keqen më të mirë ose më pak të keqe, përkundrazi, ajo fletë për një patologji më të rëndë. 

Dhunën, mund ta përdorësh në mënyrë të fshehtë, por ajo nuk e bënë atë dhunë më pak të dhimbshme për atë që përjeton dhunën. 

Ju z. Hoti së bashku me partinë tuaj në krye me z. Mustafën, me dekada jeni duke përdorur fyerje dhe dhunë verbale e jo verbale ndaj këtij populli, por përveç këtyre llojeve të dhunës, ju keni përdorë edhe dhunë fizike, të cilën dhunë keni tentuar ta mbani fshehtë nga opinioni. 

Ju, z Hoti,  duke mashtrua e dhunuar vullnetin e popullit, ja zgjatët ymrin krimit të organizuar në Kosovë, bashkëpunuat e bashkë qeverisët, po me ata që i akuzuat si vrasës të figurave të ndritura të LDK së, me ata që i quanit nëntoke e Kosovës.  Ju z. Hoti, me partinë e  juaj dhe udhëheqësin Komunist më të vjetrin në Evropë, z. Isa Mustafa, (përjashto këtu Rusinë), dhunuat territorin e Kosovës, e  dhunuat kushtetutën e Kosovës, dhe deshët që ta bëni leckë për një përdorim hartën e Kosovës, duke përkrahur planin e Vuçiqit për ndarje të territorit dhe praktikisht shuarjen e Kosovës. 

 Ju, z Hoti, shkuat ne Uashington, gjoja për të bërë marrëveshje finale me Serbinë, dhe si rrjedhojë, morët hapjen e rrugës për Serbinë deri në Durrës dhe hapët rrugën ndarjen e Ujmanit. dhe mini shengenit, si një rrugë kah EU SLLAVIA.  Ju z. Hoti, jeni bashkëfajtor për dhunën psikologjike e fizike  ndaj këtij populli, sepse po rrini në pushtet në saje të votave të Vuçiqit, dhe atyre që vranë në burg Astrit Deharin e shumë të tjerë, ashtu siç Millosheviqi na vriste, vetëm sepse luftuan kundër kapjes së shtetit, kundër ndarjes së vendit dhe krimit shtetëror, kundër asociacionit e demarkacionit, të cilat i nënshkroi pikërisht shefi yt z. Isa Mustafa. 

Dhunën fizike e psikologjike që ja keni shkaktuar këtij populli, që 20 vite, nuk mund ta përshkruaj, jo me një shkrim, po as me një libër të tërë, andaj po ndalem këtu. 

Në realitet, qetësia juaj dhe shefave tuaj, që ngjan me qetësinë e një vrasësi serike, por gjakftohtë, njerëzit e këtij vendi i ka bërë të frikësohen edhe më shumë, pikërisht nga ju, duke u shqetësuar për atë se cila do të jetë trauma apo dhuna e radhës që do ta përjetojnë si pasojë e qeverisjes se ”urtë” që po udhëhiqet nga ju. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".