Konsulenca e ekspertëve britanez në dialog me Serbinë e mirëseardhur për interesin e shtetit, Kosova ta përcakton platformën e sajë të qartë në proces

Faik Krasniqi

  • 06 December 2020 - 08:07

Shkruan: Faik Krasniqi

Dialogu ka më shumë se një dekadë që po zhvillohet. Nëse për më shumë se një dekadë nuk kanë një platformë të qartë, atëherë nuk e di se çfarë janë duke kërkuar në Bruksel.

Në të kaluarën këto memorandume jo që kanë pasur ndonjë efekt pozitiv. Këtu nuk i bëjë fajtor ndërkombëtarët, por faji është i politikanëve tanë që nuk i kanë shfrytëzuar për të mirë këshillat e tyre. Edhe Hashim Thaçi kishte shume këshilltar të huaj. Shumë prej tyre edhe hebrenj, ekspertë të ekonomisë etj. Por çfarë të mire i sollën Kosovës këshillat e këtyre këshilltarëve? Asgjë. Ekonomia jonë në vitet e fundit është edhe më keq se që ka qenë, dhe jo që kemi pasur ndonjëherë ekonomi të mirë. Edhe Haradinaj sa ishte kryeministër kishte këshilltar të huaj, por edhe shumë ministra të tjerë. Jo më shumë se shpenzim i buxhetit të Kosovës. Është e mirëseardhur kjo ndihmë këshilluese nga Britania e Madhe, por Kosova duhet ta ketë agjendën e saj rreth dialogut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".