Zyrat e partive politike, çerdhe të kultivimit të figurave lidhur me krimit të organizuar

Zyrat e partive politike, çerdhe të kultivimit të figurave lidhur me krimit të organizuar
Zyrat e partive politike, çerdhe të kultivimit të figurave lidhur me krimit të organizuar

Skender Kapiti

  • 06 December 2020 - 16:51

Shkruan: Skënder Kapiti

Kandidatët për deputetë i caktojnë partitë por ama nesër në parlament janë deputetë të Kuvendit të Kosovës, si përfaqësues të popullit e jo të partive sepse populli i voton dhe i delegon ata në parlament. Pra nuk mundet që populli të përfaqësohet në parlament me individë të pamerituar dhe më keq akoma me rekorde krimi, korrupsioni, mashtrimi e hajnie. Kjo realizohet vetëm në një shtet moral, ligjor dhe demokratik. Prandaj Kosova fillimisht ka nevojë për një VETING në gjyqësor, në drejtësi, i cili mundëson edhe VETING-un për politikën.

Në Kosovë nuk funksionon shteti ligjor dhe demokratik, se po të funksiononte ai nuk do të kishte qenë e mundur e as e nevojshme as ngritja e Gjykatës Speciale. Funksionim i ligjit do të thotë funksionim i drejtësisë dhe demokracisë. Në rastin kur në parlament arrijnë që të hyjnë deputete me rekorde krimi ,ky është kulmi i papërgjegjshmërisë juridike e morale institucionale në Kosovë. Nuk shërohet shteti dhe as shoqëria me politikanë dhe me drejtësi të kriminalizuar e të korruptuar. Nuk e di se a ka në Kosovë ndonjë kornizë ligjore apo kritere që duhet të plotësojë një individ për të kandiduar për deputetë? Para se të shpallen kandidatët për deputetë nga Partitë politike ata duhet t’i nënshtrohen një procedure e kontrolli të rreptë verifikimi në mënyrë që të mos mund që të zgjidhen si deputetë ata me rekordi krimi, hajnie, mashtrimi e korruptimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".