Ekspertët e Britanisë së Madhe në dialog për ti thënë stop planit Thaçi- Vuçiqi për shkëmbim të kufijve në marrëveshjen me Serbinë

Ekspertët e Britanisë së Madhe në dialog për ti thënë stop planit Thaçi- Vuçiqi për shkëmbim të kufijve në marrëveshjen me Serbinë
Ekspertët e Britanisë së Madhe në dialog për ti thënë stop planit Thaçi- Vuçiqi për shkëmbim të kufijve në marrëveshjen me Serbinë

Ragip Guraziu

  • 07 December 2020 - 17:36

Shkruan: Ragip Guraziu

Është e pritshme që roli britanez do të jetë për interesin fondamental të Kosovës kur dihet fakti që Mbretëria e Bashkuar me kohë ka qenë për ruajtjen e sovranitetit të plotë dhe integritetit të shtetit të Kosovës në dialog me Serbinë, kundër opsionit të cilin e patën lansuar Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi për ndryshim kufijsh, sepse të gjithë duhet ta kuptojnë që Kosova nuk mundë të pranon çka do që na servojnë të tjerët në dëm të sovranitetit dhe integritetit të shtetit, edhe pse po detyrohemi të ulemi në dialog me çetnikët e Millosheviqit.

Amerika aleati më i besueshmi të shqiptarëve, na “dorëzoi” te Bashkimi Evropian, që ua dha mundësinë serbëve me hy në dialog me bashkëpunëtorët më të afërt të Kasapit të Ballkamit, Sllobodan Millosheviqit. Ndër ta, ishte krahu i djathtë i Sllobodanit, vetë presidenti Vuçiq, dhe kjo punë, dialogu me ish strukturat kriminale të Millosheviqit, nuk do ketë sukses, përveç krijimit të një Murit të ri të Berlinit. Me sllavët e Korpateve, që po i përkrahin ,edhe Rusia, Kina, me aleatët e tyre, dialogu na dërgon qind për qind, në dëme të mëtutjeshme. Deri sa Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ju dhuruam territore, edhe këtu po rrezikojmë ta pësojmë një nokdaun të madh.

Për këtë arsye është tepër i domosdoshëm mentorimi dhe këshillimi ndërkombëtar për qeveritarët e Kosovës, në procesin e vazhdimit të dialogut me Serbinë, dhe në këtë rrafsh duhet ta shtrojmë si çështje: çka bënë deri sot, sa patën sukses mentorimet e deri tashme nga këshillimi i ndërkombëtarëve?! Roli i ndërkombëtarë me ekspertët e tyre nuk realizoi procese prandaj duhet të ndryshon qasja sepse deri më tash gjithçka ka shkuar në favor Serbisë.

Siç po shihet se kjo qeveri e ka marr seriozisht ndryshimin e strategjisë për ekspertët këshillues në procesin e dialogut me Serbinë, duke u përcaktuar për ata ekspertë që do të jenë 100% të pozicionuar në mbështetje të Kosovës, do të angazhon edhe ekspert britanez për rifillimin e vazhdimit të agjendës në vijim. Është një hap i qëlluar nga ana e Qeverisë Hoti që ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Mbretërinë e Bashkuar, e ku sipas këtij memorandum, Britania e Madhe do të ofroj mbështetje për Këshillim përmes do të ofron mbështetje profesionale në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky që do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".