Kjo legjislaturë e institucioneve të dështuara, Kuvend dhe Qeveri koti

Kjo legjislaturë e institucioneve të dështuara, Kuvend dhe Qeveri koti
Kjo legjislaturë e institucioneve të dështuara, Kuvend dhe Qeveri koti

Hasan Preteni

  • 08 December 2020 - 07:46

Shkruan: Hasan Preteni

Asnjëherë qe 20 vite nuk u ftua Kryeprokurori i Shtetit. Nuk u ftuan as titullarët e mekanizmave tjerë si atyre rregullativ e as atyre mbikëqyrës. Debati po shteret nëpër disa komisione funksionale dhe kaq. Mbikëqyrja e zbatimit të ligjit zero. Kuvendi nuk po arrin që ta disiplinoj as Qeverinë, ministrat nuk ju përgjigjen pyetjeve parlamentare e as interpelancave. Kuvendi në anën tjetër po merret me pune tjera sekondare të pa rëndësishme për jetën dhe interesin qytetar. Debate, rezoluta, komisione dhe “bllamazha” tjera. Kuvend dhe Qeveri koti!

-Kuvendi i ka dy detyra, një nxjerrjen e ligjeve dhe dy mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve. Tek misioni i pare ngecjet janë mese evidente. Sa eshte zbatuar plani legjislativ, sa ligje u prolonguan për vitin tjetër. Raportet Qeveri-Kuvend në pikën më të ulët në shekullin 21. Inatet dhe xhelozit personale po ndikojnë dukshëm ne funksionalitetin shtetërore. Rasti tipik i funksionimit-mosfunksionimit të këtyre raporteve është ky Ligji i Rimëkëmbjes. Qe gjysmë viti, në fund kompromise të pa justifikueshme dhe joparimore. Ligji kaloi pasi që përfituan grupet e vogla të interesit. Sa i përket misionit të dytë të Kuvendit ( mbikëqyrjen parlamentare) situata edhe më e keqe. Gjysma e raporteve të mekanizmave të pavarur nuk është aprovuar. Disa nuk kaluan e disa të tjerë me shumë vështirësi. Nuk u dëgjua zëri i asnjë titullari të institucioneve të pavarura. Foltorja nuk është për ta... hipokrizi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".