Administrata e re amerikane të përgatitet për ta mposhtur Serbinë gjenocidiale dhe njerëzit e shitur brenda dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë

Administrata e re amerikane të përgatitet për ta mposhtur Serbinë gjenocidiale  dhe njerëzit e shitur brenda dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë
Administrata e re amerikane të përgatitet për ta mposhtur Serbinë gjenocidiale  dhe njerëzit e shitur brenda dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë

Dr. Hysni Aliu

  • 09 December 2020 - 16:53

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

 -Diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së, ishin shumë inkurajuese dhe të veçanta, sepse pas 20 vitesh në Kongresin Amerikan u kthye për të dhënë sugjerime dhe këshilla Madeline Albright, njeriu me vlera të veçanta , që i dha goditjen përfundimtare politikës së Millosheviqit në Ballkan. Aty, foli edhe Kongresmeni  Eliot Engël, një mik i dëshmuar i shqiptarëve me dekada, dhe njëherësh një mbrojtës i demokracisë botërore. Administrata në shkuarje, shkaktoj një kaos të madh në Ballkan dhe botë, kaos të cilin do të nevojitet kohë për ta korrigjuar .

Pore, nuk është vetëm administrata Trump që me naivitet i besoj Serbisë, dhe pranoj të luaj lojën e saj dinake, por ishin pikërisht udhëheqësit tanë si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri që ju bashkuan asaj valleje që do e ndizte tërë Ballkanin në luftë dhe do rrezikonte kufijtë evropian. Deri më tani, gjatë administratës Trump, Serbisë pothuajse ju dha e drejta e vetos mbi Kosovën, gjë që lufta gjenocidiale e Serbisë  u barazua me luftën çlirimtare të Kosovës dhe NATO-s. Si rrjedhojë, i humbi vlera e pavarësisë së Kosovës, sepse edhe pas vendimit të GJND-së nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar u faktorizua roli i Serbisë nëpërmes të drejtës së saj për veto. 

Ndërkombëtare, çuditërisht, filluan të thonë, që ju duhet të merreni vesh me Serbinë, në mënyrë që integrimet evropiane dhe lëvizja e lirë të shkojnë përpara.  Bile thuhej haptas, që ju duhet të jepni diçka nga vetvetja ( territor)  në mënyrë që Serbia t’ua largoj ndonjë bllokadë. 

Në këtë mënyrë, u harrua pothuajse tërësisht historia dhe gjenocidi e përzënia masive e popullit shqiptar në vitin 1999. Këtë situatë të krijuar, mundë ta krahasoj, me dhunën në familje, ku një burrë i lig ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj gruas, ose fëmijëve, dhe aty ndërhyn shteti për ta larguar familjen nga dhuna e vazhdueshme. Pore pas disa vitesh, përkundër që ka bërë  tortura q ‘njerëzorë ndaj  familjes, burri  kërkon që ti kthehet familja, sepse qenka pronar i saj.

Dhe çuditërisht , shteti negocion me dhunuesin, dhe e urdhëron të dhunuarin që të merret vesh me dhunuesin nëse donë paqe, përndryshe nuk do përkrahet nga askush. Tani i dhunuari, duhet ti ja jap, ose një dorë ose një këmbë dhunuesit , nëse donë që dhunuesi ndoshta ta lë të qetë. Pra kjo është pak a shumë logjika që e përdori Trump, Mogerini me Viçiqin dhe e përqafuan Thaçi e Rama,   Mustafa,  Hoti, Haradinaj e Limaj për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

E bëra këtë ilustrim me shembull konkret, vetëm për të ju treguar perëndimorëve që këtë rregull ata nuk e lejojnë me u aplikua në shtetet e veta kur është në pyetje individi, siç është rasti me fëmijët e dhunuar në familje, apo gratë që kanë përjetuar dhunë , të cilave ju sigurohet jeta normale në çdo kohë dhe ku askush nuk është pronar absolut i asgjëje, e as  edhe kujdestar i fëmijës  së vetë.

Pra, Serbia, nuk mundë  të thotë që Kosova ka qenë e imja,  dhe si rrjedhojë duhet  ta marr sërish, sepse ndarja e Kosovës, është rrjedhojë e gjenocidit ndaj popullit shqiptare dhe në atë rast çdo shtet e humb të drejtën mbi atë territor, ashtu siç e humb psh. prindi të drejtën në fëmijën e vetë ( fatmirësisht ne nuk jemi e as nuk kemi qenë  fëmijë të Serbisë, edhe pse ata pretendojnë gjithçka). 

Unë besoj që administrata e re në SHBA, tani do të ketë  probleme të mëdha me Serbinë, sepse për 8 vite Serbia ka qenë e privilegjuar, dhe humbja e këtij epiteti, do të bëjë që Serbia ta tregon fytyrën e vetë të vërtetë, të  një shteti që ushqehet, bien e zgjohet me urrejtje ndaj fqinjëve. 

Administrata Biden, do të ketë problem edhe me dy shtetet shqiptare, sepse udhëheqësi e tyre i përket rrjetit të gjerë të krimit, ku përfshihet edhe Serbia. Si rrjedhojë ne si Kosovë, jemi të rrezikuar nga njerëzit e shitur nga brenda dhe nga shteti fqinjë Serbia që përkrahet nga Rusia e Kina. Unë lutem dhe shpresoj shumë që administrata Biden , të mos jetë e njëjtë me administratën Obama, sepse në vlerësimin tim, tatëpjeta e Kosovës ka filluar pikërisht atëherë, si rrjedhojë e politikës tepër të butë të Obamës, gjë që armiqtë e Kosovës e kanë shfrytëzuar maksimalisht.

 Unë besoj që SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe , duhet të koncentrohen në forcimin e shteteve shqiptare,  Kosovës dhe Shqipërisë, forcim ekonomi, ushtarak, me sundimin e ligjit, me arsim,  gjë që do ta ndryshonte ekuilibrin e forcave në Ballkan, si rrjedhojë do të detyrohej Serbia që në mes të dy të këqijave ta zgjedh një të keqe më të vogël. Forcimi i shteteve shqiptare, nuk do të mundë të bëhet kurrë me këta udhëheqës të sëmurë që kemi, andaj duhet të bëhet gjithçka që të ndërrohen pushtetet dhe shteti të udhëhiqet nga ata që interesin  e shtetit e qesin para vetvetes e jo e kundërta.

Duhet të investohet në media të pavarura, duke i financuar nga paraja e BE-së e SHBA-së, në mënyrë që populli të informohet drejtë për atë çka po ndodhë në vend. Kjo do ta bënte më të lehtë çrrënjosjen e krimit nga të dy vendet. Edhe BE edhe SHBA e kanë provuar që 20 vite të negociojnë me njerëzit e krimit, duke i mbyllur sytë para të keqes, por u vërtetua me zhvillimet e fundit që me kriminel nëse negocion, ajo do të sjell krimin e radhës e jo paqen, andaj, le të shfrytëzohet një fillim i ri në SHBA, për të ndërruar strategjinë, dhe për të ndërruar njerëzit që e udhëheqin dhe përfaqësojnë popullin e Kosovës dhe të Shqipërisë.  

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".