Modeli i Qeverisë Hoti, kopje origjinale e modifikuar e koalicionit PAN

Modeli i Qeverisë Hoti, kopje origjinale e modifikuar e koalicionit PAN
Modeli i Qeverisë Hoti, kopje origjinale e modifikuar e koalicionit PAN

Arsim Haziri

  • 10 December 2020 - 18:52

Shkruan: Arsim Haziri

Kosova meriton tjetër qeveri, me tjera figura të jetë qeverisja mbase rrethana ku aktualisht jemi, e bënë Kosovën të mos jetë shtet stabil dhe i mundshëm për t'i dhënë qytetarit shërbime te drejta. Qytetarët po bëjnë mirë që po e ndryshojnë mendimin rreth partive politike. Kjo kahe ideore shpejt do t'i konkretizoj ndryshimet pozitive, dhe ndarja e thellë që do krijohet me të vjetrën, do e krijoj një standard të lartë qeverisje. Një qeverisje e pashembullt për shoqërinë tonë, do t'ia pamundësoi partive tjera ardhjen në pushtet edhe për një kohë të gjatë. Kjo është sa e dukshme aq edhe relevante për të ardhmen e vendit tonë.

Njeriu jeton nën obligimin për ta sjellë në pah të vërtetën! Pra, ai është në përgjegjësi të plotë mbi manifestimin e rrethanave, dhe paraqitja e gjërave në mënyrë ireale, ia zbehë misionin për të cilin edhe ekziston si qenie. Çdo kush jeton me përgjegjësinë për t'i dhënë demant genjështrimit, falsitetit. Mbi atë që prodhon asgjë, pra mase nihiliste, duhet të luftojmë. Mbase përpjekja jonë është për të dhënë ndarje mes reales dhe ireales. Politikisht, aty ku jetojmë, duhet të angazhohemi, në mënyrë që qenësimi të jetë potencialisht i realizueshëm. Në rrafshin socio-politik, angazhimi drejtë ndryshimeve relevante është detyrë, pikërisht pse duhet të jetojmë. Ne kemi lindur aksidentalisht dhe duhet të jetojmë domosdoshmërish, me të gjitha mjetet e përcaktuara e të mundshme efektive.

Natyrisht se edhe kjo qeveri e tanishme është sinonim e imitim besnik i PAN-it të famshëm, që kishte dhënë një qeverisje krejtësisht jo të drejtë ku edhe kishte përfshi brenda rrjetin klientelist. Kosova përderisa nuk përfshihet me një proces të ri zgjedhor, në kuptimin e konstituimit të një parlamenti dhe një qeverie tjetër, vendi vështirë të ketë zhvillim të gjithmbarshëm. Vendi në çfarëdo versioni do të iu drejtohet popullit, është sabotimi i qeverisë dhe mos koordinimi i partnerëve për presidentin, ato që do krijojnë tjera rrethana që vetëm zgjedhjet do t'i zgjidhin. Kjo qeverisje ka qenë jashtë rezultat zgjedhor të 6 tetorit 2019, madje një devijim nga vullneti qytetarë e kishte bërë edhe Gjykata Kushtetuese, një dëm tejet i madhe dhe më keq një praktikë e rrezikshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".