A do të rrëzohet Qeveria Hoti para vitit të ri 2021, apo do të shpëton, vendos vota për ligjin e buxhetit

A do të rrëzohet Qeveria Hoti para vitit të ri 2021, apo do të shpëton, vendos vota për ligjin e buxhetit
A do të rrëzohet Qeveria Hoti para vitit të ri 2021, apo do të shpëton, vendos vota për ligjin e buxhetit

Dardan Grapci

  • 14 December 2020 - 07:43

Shkruan: Dardan Grapci

Nëse këta deputet provokojnë krizë të re, me sjelljet e tyre të papërgjegjshme, qytetarët do të duhej ngritur në protesta masive kundër kësaj kaste politike sepse janë prijësit e grupeve të ngushta të interesit që po luftojnë për pushtet, pasi janë shndërruar në politikan biznesmen të lidhur me krimin në Kosove. Dhe në fund, duke i larguar këta nga pushteti, të shkohet në zgjedhje të rregullta pa kurrfarë pengese apo kërcënimi nga deputetet inatçor dhe kriminel.

-Pas kalimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike në kuvend, unë mendoj që duhet të jenë gjithashtu në unitet të gjitha partitë, në veçanti PDK-ja për ta votuar Ligjin për buxhetin e vitit 2021. Prandaj nëse ndodhë që PDK-ja me partitë tjera opozitare mos ta votojnë këtë ligj, atëherë duhet që pa vonesë KQZ-ja të përgatitet për zgjedhjet të reja për Kuvendin e Kosovës dhe për Qeverinë e re që duhet të del nga zgjedhjet, e ku pastaj do të arrihet edhe marrëveshja për zgjedhjen e Presidentit të ri, për të vazhduar pastaj me qeverisjen komplete me mandat të plotë qeveritar dhe presidencial.



Mirëpo zgjidhja duhet të jetë tepër racionale në këtë rast sepse mundë të kemi edhe zgjedhjet lokale, prandaj nëse ndodhë që të kemi zgjedhje për parlament dhe Qeveri, do të ishte zgjidhje adekuate e mbajtjes së dy palë zgjedhjeve në të njëjtën kohë, sepse sipas kalendarit të rregullt. Zgjedhjet lokale duhet të mbahen në vjeshtën e vitit që vjen. Shkuarja e vendit në dy palë zgjedhje, në periudha të ndryshme kohore, do të ishte papërgjegjësi totale e provokimit të krizës nga kjo politikë e pa përgjegjshme, prandaj do të ishte në interes që të ruhet stabiliteti institucional deri në vitin 2022, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet e reja lokale dhe të ketë mbaruar, ose sadopak zbutuar kriza me pandeminë e Covid-19.Vetëm në këtë mënyrë mund duke i anuluar zgjedhjet komunale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".