Qeveria Hoti nuk u krijua për ta luftuar korrupsionin, u bë për ta mbrojtur me themel

Qeveria Hoti nuk u krijua për ta luftuar korrupsionin, u bë për ta mbrojtur me themel
Qeveria Hoti nuk u krijua për ta luftuar korrupsionin, u bë për ta mbrojtur me themel

Xhevat Meha

  • 14 December 2020 - 07:56

Shkruan: Xhevat Meha

Nuk ka luftim të korrupsionit pa pasur institucione përgjegjëse për zbatueshmëri të ligjit që nuk janë të korruptuara. Kjo qeveri është krijuar për të siguruar paprekshmërinë e këtij themeli.

Fakti qe sivjet nuk pati asnjë aktivitet në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit për mua ka qenë diçka e pritshme. Së paku nuk pati shfaqje teatrale para kamerave për t'ua lyer trurin me tëlyen qytetarëve si mashtrim në shpresën e tyre se diçka do të veprohet.

Duhet përkujtuar qëllimin e krijimit të kësaj qeverie. Kjo qeveri është krijuar, pavarësisht asaj kush dhe si e formoj, për t'i mashtruar qytetarët në shpresën e tyre se diçka do të ndryshoj për të mirë. Ndryshim përmbajtësor në Kosovë nuk mundë të ketë pa e kryer VETINGUN në institucionet përgjegjëse për zbatueshmëri të ligjit. Këtu qëndron themeli mbi të cilin është ndërtuar drzhava e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".