Me Serbinë dialog pa dorëza, kushtëzimi për krimet e luftës në tavolinë të bisedimeve

Me Serbinë dialog pa dorëza, kushtëzimi për krimet e luftës në tavolinë të bisedimeve
Me Serbinë dialog pa dorëza, kushtëzimi për krimet e luftës në tavolinë të bisedimeve

Ragip Guraziu

  • 14 December 2020 - 15:46

Shkruan: Ragip Guraziu

Kosova gjendet para një sfide serioze në këtë proces të vazhdimit të dialogut me Serbinë prandaj është momenti më i duhur, më kritik, që në prani të faktorit ndërmjetësues ndërkombëtar, të kërkohet edhe nga Serbia që ti nxjerr para drejtësisë, qoftë të saj vendore apo ndërkombëtare, kriminelët e luftës të cilët dihen me emër e mbiemër, sepse derisa në Kosovë kishim luftë të pa organizuar guerile, pa zinxhir të mirëfilltë komandues, me ushtrinë dhe policinë serbe ka komanduar shteti, e pushtetarët e asaj kohe dhe sot janë në politikë dhe ne qeverisje, në tavolinë të bisedimeve.

Gjykata Speciale, e imponuar nga krahu i Dick Marty, Rusisë, Serbisë dhe Kinës, tani po e nxjerr në një pauzë të gjatë, a po e futë në një bllokim të ri procesin e vazhdimit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE, sepse po duket që e gjithë kjo është e kurdisur nga të apostrofuarit më lartë. Kështu do të rrezikon të gjendet Kosova në një pozitë të disfavorshme në këtë proces, pasi që aktualisht para Gjykatës Speciale të arrestuar gjenden ish drejtuesit kryesor të luftës së UCK-së, njëkohësisht edhe ish krerët e shtetit të ri të Kosovës. Në shenjë rivaliteti dhe të kundërvënies së kësaj loje, tani a ka nevojë të ri dizajnohen temat e dialogut pas zhvillimeve të fundit me Gjykatën Speciale, pasi që në arrest gjenden ish krerët e UCK-së, derisa kriminelët serb, të të gjitha kategorive, lëvizin lirshëm dhe të pa penguar, madje duke qenë edhe në krye të shtetit, në pozitë të krye negociatorit, që është Presidenti serb Vuçiq, bashkëpunëtori më i ngushte i Sllobodan Millosheviqit. Deputetët e parlamentit të Kosovës kishin gabuar rendë kur e miratuan me shumicë votash ndryshimet kushtetuese, që tash e tutje mundëson të vepron njëanshëm kjo Gjykatë Speciale për krime lufte. Përgjegjësia për këtë krijesë që ndjek vetëm dyshimet për krime të UCK -së e kanë të gjithë ata deputet që votuan dhe ato parti politike që e pranuan si të tillë dhe bënë presion mbi deputetët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".