Me këta njerëz në pushtet nuk zbardhet afera e vjedhjes 2 milionëshe nga thesari i shtetit, vjedhja do të dyfishohet

Dardan Grapci

  • 15 December 2020 - 07:34

 Shkruan: Dardan Grapci
 
Kjo Qeveri me këta njerëz që po ulen thuajse për 20 vite në ato karrige të Kuvendit duhet që të largohen nga politika, duhet që ta kuptojnë se sa më shumë që po qëndrojnë në Qeveri, aq më shumë po ju shtohet apetiti për të vjedhur dhe mashtruar popullin.

 Afera e grabitjes së 2 milion eurove, nga thesari i shtetit ka qenë i planifikuar nga vetë personi që i ka marrë, sepse 2 milionë euro nuk janë një shumë e vogël, dhe nuk besoj që vetëm ashtu pa e vërejtur dikush ka mundur ti transferoj ato nga llogaria e shtetit tek llogaria e tij bankare.

Prandaj arsyeja pse askush nuk po merret me këtë çështje nga institucionet shtetërorë është se disa nga ata vetë janë të përfshirë në këtë grabitje. I vetmi i alternativ që mbetet është rrëzimi i kësaj Qeverie duke e përfshirë edhe Vjosa Osmanin, si ushtruese të detyrës së Presidentit. Ky skandal do harrohet nëse këta njerëz largohen nga pozitat e larta shtetërore dhe nga politika, ndryshe jam i bindur që në të ardhmen do i marrin më shumë se 2 milion euro. 
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".