
Lexoni edhe:
LDK’: Dyshime se Vjosa punoi me Albinin edhe gjatë fushatës
Shkruan: Nexhat Haziri
Si faktor tjetër që partnerët tanë ndërkombëtar po e marrin parasysh në kërkesën e tyre për zgjedhjen e një presidenti konsensual, pa shkuar në zgjedhje të parakohshme, është edhe partneriteti që tashmë ata kanë vënë me kryeministrin Hoti, i cili ka treguar lidership stabil, duke u shndërruar në një partner serioz dhe të besueshëm në raport me partnerët tanë ndërkombëtar si në Bruksel, Berlin, Paris dhe në Uashington.
LDK’: Dyshime se Vjosa punoi me Albinin edhe gjatë fushatës
Lexoni edhe:
Në këtë konfiguracion aktual të skenës politike shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk prodhon zgjidhje, për më shumë mund të qoj në ngërç politik e institucional, sidomos nëse mbetët që zgjedhja e presidentit të mbetët pas shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Andaj duke e ditur këtë situatë dhe mentalitetin e inatit në politik bërjen kosovare, faktori ndërkombëtar është shumë i interesuar, edhe në formë të presioneve të lehta, për ti shtyrë partitë politike drejtë një marrëveshje për të gjetur e zgjedhur një president konsensual që do ta evitonte thellimin e krizës politike në vend, dhe stagnim të Kosovës si në procesin e dialogut me Serbinë dhe mundësisë për të arritur një marrëveshje finale e cila do të dërgonte në njohje reciproke në mes dy shteteve, por edhe vonesa në agjendën e integrimeve euro-atlantike, po ashtu edhe në aspektin e zhvillimeve të brendshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".