Po vjen koha e tronditjeve të mëdha në skenën e partive politike të korruptuara

Po vjen koha e tronditjeve të mëdha në skenën e partive politike të korruptuara
Po vjen koha e tronditjeve të mëdha në skenën e partive politike të korruptuara

Arsim Haziri

  • 16 December 2020 - 13:38

Shkruan: Arsim Haziri

Të dikurshmit që ishin determinues të proceseve; Isa, Hashimi, Agimi, Kadriu, Fatmiri, sot janë të pa perspektivë dhe çmontues nga rrjedhat sociale e politike, dhe kjo epokë i kalon të kaluarës dhe ajo po zëvendësohet nga mendësia e re. Është koha për t'i ndëshkuar hajnat, e kjo fazë ka filluar prej Podujevës dhe do zgjerohet edhe në komunat tjera.

KLANI i vjetër politik është drejt fundit dhe kjo është gjë që i shkon në favor vendit, që do reflektojë edhe në thyerjen e bastioneve në zgjedhjet lokale. LDK-ja me largimin e Vjosa Osmanit, ka për të përjetuar një debakël politik, dhe për këtë janë në dijeni edhe vet kjo parti.

Aktualisht zyrtarët e kësaj partie një fakt të tillë politik përmes deklaratave po përpiqen ta zhvlerësojnë në mënyra të rëndësishme, dhe nga arsyeja që po shtyjnë, minimizim të personalitetit të Vjosës, po arrijnë të vetëkënaqen. Hyrja në një proces të pashmangshëm zgjedhor, me rritjen enorme të Vetëvendosjes, ndarjes së Vjosës dhe shkuarjes me një listë të vetme, do të përcaktoj shumë zhvillime politike, që natyrisht do t'i shërbej progresit politik e social.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".