Nëse vërtetë janë të pafajshëm, pse ju duhet armatë avokatësh ndërkombëtar luftëtarëve të lirisë në Gjykatën Speciale

Nëse vërtetë janë të pafajshëm, pse ju duhet armatë avokatësh ndërkombëtar luftëtarëve të lirisë në Gjykatën Speciale

Hajrullah Tërnava

  • 17 December 2020 - 07:44

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Pse duhet të krijohen fonde të veçantë speciale të mbrojtjes nëse ata vërtetë e ndjejnë veten të pa fajshëm dhe me akuza të shpifura, a mos këto fonde munden ti shërbejnë dikujt edhe për shpëlarje parash, derisa e kanë te garantuar edhe financimin e mbrojtjes me ligj nga shteti, por jo në shumat marramendëse që do të kërkojnë enkas avokatët me emër e profil ndërkombëtar. Me këtë veprim, po këta të akuzuar që dikur thoshin se janë të pafajshëm, se nuk kanë bërë kurrfarë krimesh, tani po e krijojnë një dyshimin se në të vërtetë gjithë kjo mbrojtje, me gjithë këta avokat eminent ka të bëjë me frikën nga drejtësia, po na shtinë edhe neve me dyshua në ta, se a mos donë me dalë ato të vërteta ato thash e thënat se te numri i madh i të vrarëve të pasluftës, këta paskan pasur gisht në ato vrasje.

-Vendimi i marr në Parlamentin e Kosovës për ti mbrojtur të akuzuarit nga Gjyqi Special në Hagë, e arsyeton qëllimin pozitiv nëse bëhet fjalë për mbrojtje të akuzuarve që kanë luftua kundër ushtrisë serbe, në të kundërtën nëse aktakuzat i ngarkojnë të dyshuarit se kanë vra shqiptar, atëherë mbrojtja financiare e humb qëllimin e sajë, dhe është e turpshme nga ana e institucioneve shtetërore të qëndrojnë dhe ti përkrahin ata vepër kryes që kanë vra shqiptar.

Tani sikur që po shihet se të akuzuarit kanë angazhuar avokat eminent të botës, e sidomos jo vetëm nga një por edhe më shumë, sikur që u njoftuam deri në pesë (5) vetëm për një të akuzuar. Kjo tani do të jetë edhe një barrë e rëndë për taksapaguesit kosovar dhe buxhetin e shtetit. Edhe për këtë është dashur që të jenë më të qartë deputetët kur kanë vendosur që mbrojtjen tua paguajnë taksapaguesit kosovare, që pagesa iu bëhet vetëm për një avokat.

Kjo përvojë tani e fillimit të i gjykimit maratonik në Gjykatën Speciale kundër Hashim Thaçit dhe të akuzuarave të tjerë, të cilët nuk do të mjaftohen me avokatët sipas detyrës zyrtare por kanë filluar të kërkojnë emra të njohur të avokatëve me renome ndërkombëtare, madje edhe të themelojnë fonde të veçanta për mbrojtje. Kjo tani po përjetohet në opinionin tonë si diçka e pakuptimtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".