Politikanët grindavec të lidhur me krimin, e harrojnë forcimin e ushtrisë së shtetit të ngritur me mbështetjen e NATO-s dhe SHBA-ve

Politikanët grindavec të lidhur me krimin, e harrojnë forcimin e ushtrisë së shtetit të ngritur me mbështetjen e NATO-s dhe SHBA-ve

Gani Qarri

  • 17 December 2020 - 12:27

Shkruan: Gani Qarri

Është plotësisht e neveritshme krekosja e ish qeveritarëve të degjeneruar vendor të cilët, që nga ardhja në pushtet, pothuajse nuk njihen për asnjë punë të mirë për këtë vend dhe me gjithë miratimin e formimit të Ushtrisë së Kosovës nga SHBA dhe NATO, për mese dy vite të kaluara, ata nuk bën gati asgjë konkrete për avancimin e saj, ndërsa sot provojnë të krekosen më një kuazi proces që ishte i varur tërësisht nga qëndrimi i faktorit të jashtëm dhe jo nga vendimet e brendshme politike të shumicës, të cilat ata kurrë nuk i arritën, ndaj dhe u bë i patejkalueshëm vendimi për të anashkaluar me mbështetje nga SHBA dhe NATO edhe normat kushtetuese për formimin e Ushtrisë bashkëkohore të Kosovës.

-Ushtria bashkëkohore e Republikës së Kosovës, siç dihet tanimë publikisht nga i madh dhe i vogël, de fakto është dhurata më e çmuar pas çlirimit nga SHBA dhe NATO, jo për politikën e kriminalizuar as politikanët e degjeneruar të vendit, por për vet qytetarët, vërtetë të mirë të Kosovës, ndaj vetëm me mbështetjen e tyre u mundësua lejimi i avancimit të mandatit të FSK-së pa ndryshime kushtetuese pasi që ato nuk mbështeteshin edhe nga deputetët e Listës serbe, por vetëm me ligj, duke e njohur për legjitime votën e 106 deputetëve të shumicës shqiptare dhe minoriteteve të tjera jo serbe, lojal të shtetit të Kosovës.

Ndaj, sot krerët e konsumuar e të degjeneruar deri në pafundësi të shtetit, dhe ish pushtetarët e dështuar të mandatit të më parme, vërtetë kot po përpiqen që pa fije turpi, të përfitojnë në mënyrë tërësisht të pamerituar me aktin e formimit të Ushtrisë së Kosovës para dy vitesh, një proces fatlum ky, i cili u realizua vetëm pasi mori pëlqimin nga faktori ndërkombëtar, si SHBA dhe NATO, për transformimin me ligj dhe pa ndryshime kushtetuese të ish FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Kështu që, nuk do mend dhe as që ka nevojë të përsëritet më, se de fakto Ushtria e Kosovës, është një “dhuratë” e artë dhe nga më të çmuarat që kohët e fundit kanë mundur ti ndodhin vendit tonë dhe "Mirënjohja" më e bukur pas çlirimit, e bërë nga SHBA dhe NATO për qytetarët dashamirës të Kosovës, duke mundësuar vetëm me mbështetjen e tyre, lejimin e avancimit të mandatit të FSK-së në Ushtri bashkëkohore të shtetit të Kosovës.

Kjo për faktin e njohur se ndryshimet kushtetuese, mundësi të cilën shqiptarët vet e inkorporuan edhe në kushtetutën e vendit, për të favorizuar minoritetin mosmirënjohës serb, tani nuk mbështeteshin edhe nga deputetët e Listës serbe, me qëndrim armiqësor ndaj Ushtrisë së Kosovës, por që miku më i madh i Kosovës SHBA dhe NATO, e mundësuan krijimin e Ushtrisë tonë , vetëm me ligj, duke e njohur legjitime votën e 106 deputetëve, të shumicës shqiptare dhe minoriteteve të tjera jo serbe, lojal të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".