Rrënimi i demokracisë dhe papërgjegjësia ndaj qytetarëve dhe shtetit!

Rrënimi i demokracisë dhe papërgjegjësia ndaj qytetarëve dhe shtetit!
Rrënimi i demokracisë dhe papërgjegjësia ndaj qytetarëve dhe shtetit!

Ismail Muçiqi

  • 19 December 2020 - 09:28

Kosova është në bllokadë të rrezikshme ku institucionet e shtetit janë shndërrua në mekanizma improvizues të cilat po e fundosin ardhmërinë e këtij vendi.

Përçarjet dhe urrejtjet kanë depërtua thellë në të gjitha poret e jetës politike të këtij vendi. Sot Parlamenti nuk funksion me kapacitet e duhura, opstrukcionet ndërmjet grupeve parlamentare janë shndërrua në agjentë ditore dhe po reflektohen edhe nëpër komisionet Parlamentare të Kuvendit të cilat po dështojnë gjithnjë e më shumë me rastin e votimit të raporteve apo ligjeve të cilat duhet të kalojnë në Kuvend....

Për shkak të papërgjegjësisë një numër i projektligjeve me muaj të tërë kanë mbetur të bllokuara pa u votuar dhe aprovuar për shkak të mungesës së forumit dhe të opstrukcioneve të grupeve Parlamentare të dirigjuara nga liderët e partive politike.

Në mungesë të forumit të deputeteve 6 muaj u zhargit votimi i ligjit për pakon emergjente për shkak të Pandemisë së Koronvavirusit.

As Lista Serbe nuk është destruktive se sa vet deputetët shqiptarë të cilët po luajnë me ndjenjat e qytetareve dhe me fatin e vendit në këtë kohë të vështirë.

Kosova ka një Qeveri anemike të cilës i ka humbur rruga, vizioni dhe ideja për tu përballur me sfidat e kohës.  Kjo Qeveri e arnuar me Ministra dhe zëvendës Ministra partiak pa përvojë menagjeriale pa kapacitete profesionale dhe institucionale  për ditë e më shumë po e thellon krizën politike, ekonomike shëndetin e qytetareve, degradimin e arsimit rritjen e numrit të papunësisë të gjeneratës së re mos liberalizimin e vizave, dështimin në politikën të jashtme problemin e të pa gjeturve dhe dështimin për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës që i bëri Serbia.

Në këtë gjendje të mjerueshme e sollën vendin partitë politike të përbëra nga klanet partiake, familjare, farefisnore, regjionale në krye me liderët me apetite të pa ngopura dhe me mendësi të sëmurë patologjike për ta mbajtur pushtetin.

Për të dalur nga kjo katrahurë ekziston e vetmja mundësi që vendi sa më parë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe populli të zgjohet nga gjumi që duke ngritur vetëdijen me votë të lirë dhe demokratike ti largojë nga skena politike këta të cilët ia sollën vendit mjerimin.

Është momenti i duhur që të ndodhë aktivizimi qytetarë që me përkushtim  të kryqen në propozimin e kudrave të reja për deputet në Parlamentin e Kosovës të cilat janë të gatshme të marrinë përgjegjësi për vendin të cilit ju ka zbehur imazhi edhe në arenën ndërkombëtare.

Në këtë drejtim- obligim moralë politikë dhe shoqëror kanë edhe mjetet e informimit një numër i të cilave si duke ende nuk e kanë lexuar dhe mësuar kodin e etikës dhe rregullativën  bashkëkohore të informimit dhe përgjegjësin ndaj qytetareve.

Mjetet e informimit të cilat punojnë dhe veprojnë me profesionalizëm ato duhet ti bojkotojnë një numër të politikaneve  dhe liderëve partiakë të cilët për çdo natë sillën vërdallë nëpër ekranet televizive duke i sjellë neveri popullit i cili ka nevojë për lajme të mira informata dhe raporte me karakter pozitivë dhe stimulues të cilat krijojnë relaks dhe e nxisin dhe e motivojnë për të ardhmen më të mirë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".