Ky është zv. kryeministri papagall që premton rrejshëm liberalizimin e vizave dhe ligjin Vetting

Ky është zv. kryeministri papagall që premton rrejshëm liberalizimin e vizave dhe ligjin Vetting
Ky është zv. kryeministri papagall që premton rrejshëm liberalizimin e vizave dhe ligjin Vetting

Faik Krasniqi

  • 19 December 2020 - 13:18

Shkruan: Faik Krasniqi

Z. Selmanaj deklaroi se së shpejti do të liberalizohen vizat. Prej 2008 kanë thënë së shpejti. Ky papagall vetëm po përsëritë fjalët e papagajve paraprake që na kanë lënë pa lëvizje të lirë në Bashkimin Evropian. Fjalë boshe sa për të gënjyer popullin. Fraza të njëjta.

Do të ishte mirë nëse ndodh një Veting në drejtësi. Jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe në politikë dhe në çdo sferë publike. Kam dyshime që do të ndodh një Veting i mirëfilltë, sepse do godiste pjesën dërrmuese të politikës dhe drejtësisë. E aq më pak të ndodhë me këtë Qeveri jo legjitime. Një Qeveri me mandat të vjedhur. Partia e z. Selmanaj së pari duhet t‘i kthehet sovranit për të kërkuar legjitimitet, e pastaj të flet për një Veting. Njerëzit e partisë së tij dhe të PDK-së do të goditeshin më së shumti nga një Veting i mirëfilltë, sepse kanë qeverisur më së gjati dhe janë të përfshirë në dhjetëra skandale korruptive. Kjo gjë ndodh vetëm me një qeveri të pastër, dhe jo me banda të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".