LVV+LV apo lista me 3V nuk janë formula e ç'kapjes së shtetit!

LVV+LV apo lista me 3V nuk janë formula e ç'kapjes së shtetit!
LVV+LV apo lista me 3V nuk janë formula e ç'kapjes së shtetit!

Florim Zeqa

  • 19 December 2020 - 14:19

Veprimet e pamatura dhe të papjekura pilitike të Albinit dhe Vjoses janë duke e dëmtuar rëndë unitetin kombëtar. Me politikën primitive të bajraqeve janë duke i nxjerrë jashtë kufijve të shtetit mosmarrveshjet tona të brendshme, me çka janë duke i vënë në lajthitje miqt e Kosovës dhe shtetet që kanë njohur pavarësinë e shtetit tonë.

Papjekuria politike dhe protagonizmi i tepruar i Vjosa Osmanit

Kryetarja e parlamentit, njëherësh edhe ushtruese e detyrës së presidentit, zonja Vjosa Osmani në vend që t'i kryej detyrat e shtëpisë, gjegjësisht, që  të merret me organizimin e tryezave të partive politike për zgjedhjen e një kanditure serioze dhe unifikuese për plotësimin sa më parë të postit vakant të presidentit, ajo po e bën të kundërtën. Për ta nxjerrë veten si protagoniste kryesore të ngjarjeve politike merret me gjëra të panevojshme dhe të parakohshme.

E para, dekorimi i parakohshëm i mjekëve dhe infermierëve të rënë në krye të detyrës në përballje me pandeminë COVID-19, pa përfunduar ende pandemia, e dëshmon ngutinë e saj për vota elektorale. Për shkak se pandemia do të vazhdoi edhe pas mandatit të saj kushtetues si u.d. e presidendit.

Andaj, në vend të dekorimit të parakohshëm të viktimave të COVID-19, më mirë do të ishte që u.d. e presidentit të përkujdeset për përmirësimin e kushteve të personelit mjekësorë që të mos pësojnë të tjerët, gjegjësisht pajisjen me mjete të nevojshme sanitare dhe kryerjen e pagesave shtësë për punën e jashtëzakonshme që po e bëjnë mjektët, infermierët dhe punonësit e tjerë (pastruesit, vozitësit,...etj.) për shpëtimin e jetës së qytetarëve.

Dhashtë Zoti që pandemia të përfundoj sa më parë, pak rëndësi ka, kush i ndanë nesër dekoratat, e rëndësishme është jeta e qytetarëve e jo votat për pushtet zonja kryeparlamentare!

E dyta, shkuarja e kryeparlamentares në kohë pandemie dhe pa ndonjë arsye bindëse në vizitë treditore në Shqipëri, duke u perzier keq në punët e brendshme të shtetit shqiptar, e paraqet paradoksin më të keq të përçarjes dhe papjekurinë e skajsme të Vjosa Osmanit, e cila, për protagonizmin e saj është e gatshme të prish parti e shtet vetëm që ajo të paraqitet si reformatore (çfarë nuk është në realitet) para opinionit publik, me qellimin e vetëm që t'ia rrisë rejtigun vetes për grumbullimin e sa më shume votave elektorale nga të pakënaqurit e shumtë me qeverisjet e fundit në vendin tonë.

Në rrethana normale, kryeparlamentarja nuk do duhej të kalonte pa llogaridhënje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për paraqitjen e saj përçarëse dhe llogaridhënja e aspekteve financiare për koston e vizitës treditore në Shqiperi me para të shtetit, si pasojë abuzimit me postin e presidentit si ushtruese e detyrës!

Urrejta e kundërshtarëve dhe hipnotizimi i qytetarëve nga Albin Kurti

Në anën tjeter, veprimet e liderit tjetër opozitar, pretendentit kryesor për marrjen e fronit të pushtetit në Kosovë, Albin Kurtit në raport me shtetasit kosovar që ndodhen në paraburgim në Gjykatën Speciale të Hagës, të akuzuar për krime lufte, me letrën dërguar gjykatësit të Speciales për lirimin më kusht vetëm të bashkëpartikakut të tij, duke i lënë anash të akuzuarit e tjerë, e paraqet papjekurinë politike dhe fytyrën e vërtetë, e nxjerr në pah politikën e tij diskriminuese, urrejtjen patologjike ndaj kundërshtarëve politik dhe pabarazinë qytetare në veçanti!

Kur jemi në këtë segment, vlen për të theksuar se, të mirë për Albin Kurtin janë vetëm të hipnotizuarit, ata që e duartrokasin edhe kur ai gabon!

Kurti me qëllim po harron, se qytetarët e Kosovës të paraburgosur në Gjykatën Speciale të Hagës, nuk janë të akuzuar si anëtarë të partive politike, por si pjestar të UÇK-së, të cilët i përkisnin të njëjtit zingjirë komandues gjatë periudhës së luftes në Kosovë.

Andaj çdo tendencë e dikujt për ndërhryrje politike në punën e drejtësisë, në këtë rast e Albin Kurtit, vetëm sa mund t'ua rendojë barrën e të akuzuareve në Hagë.

Tani nuk është koha për rekuperimin e gabimeve që janë bërë me rastin e themelimit të kësaj gjykate të njëanshme ndërkombëtare, por është koha për të kërkuar drejtësi për të akuzuarit dhe asgjë më shumë dhe as më pak.

Të largohen nga skena politike të gjithë pa përjashtim, përfshirë Albini e Vjosa

Pra, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, bëjnë mirë që betejën politike ta vazhdojnë me mjete demokratike në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të mirën e qytetarëve, pse jo edhe betejën për arritjen e ambicieve politike për rrëzimin e 'Qeverisë Hoti' përmes mocionit të vot-besimit (të filluar muaj më parë), e jo me zhurma dhe fishkëllima, jo me bojkot të seancave dhe forma tjera shantazhuese.

Ambiciet politike arrihen, jo me sharje e fyerje, jo me veprime destruktive dhe anarkike, por  vetëm me veprime demokratike. Me sjellje civilizuese fitohet simpatia e qytetarëve të vendit,  me mirësjellje dhe dashuri fitohen zemrat e qytetarëve të thyer shpirtërisht nga mashtrimet e njëpasnjeshme të kësaj klase politike, pjesë e së cilës janë edhe Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Në përfundim të këtij shkrimi, mund të pyet dikush, pse nuk po merrem me pushtetarët, por me partinë opozitare dhe opozitarët në përgjithësi!?

Pergjigja është fare e thjeshtë, me partitë në pushtet dhe politikanët e korruptuar jam marrur për 10 vite rresht, edhe sot i bie të njejtit "tel", që sa më parë të largohen nga skena politike të gjithë pa përjashtim, përfshirë edhe Albinin e Vjosen, ndryshe nuk ka kuptim kthesa politike në Kosovë.

Vendit i duhet një klasë krejtësisht e re dhe e padjallëzuar politike, me figura të reja, të papërfshira në grupet e interesit brenda partive aktuale politike.

Përderisa partitë në pushtet janë kanceri i shtetit, bashkimi i Lëvizjes Vetëvendosje me Listën e Vjoses apo lista 3V nuk janë formula të ndryshimit dhe as të ç'kapjes së shtetit, për arsye se në të dyja anët ka kapës dhe uzurpatorë të shtetit. Më mirë ta kuptoni tani, nesër mund të bëhet tepër vonë! Të mos ndahemi për këta kusarë politikë, por të bashkohemi të gjithë kundër tyre. Kjo që ceka më sipër nuk është vlerësim i njëanshëm, por realitet i hidhur i politikës kosovare!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".