Aktivizimi qytetar për ndryshimin e qeverisjes të shtetit që vjen!...

Aktivizimi qytetar për ndryshimin e qeverisjes të shtetit që vjen!...
Aktivizimi qytetar për ndryshimin e qeverisjes të shtetit që vjen!...

Ismail Muçiqi

  • 21 December 2020 - 09:22

Në mesin e qytetareve të Kosovës është krijuar një klimë shumë dinamike nga të gjitha moshat, për ndryshimin e gjendjes në shoqëri.

Gjithnjë e më shumë po zgjohen ndjenjat dhe po ngritët vetëdija për ti ruajtur vlerat demokratike duke e fuqizuar lirinë dhe Pavarësinë për të cilën vlerë u flijuan shumë gjenerata.

Për fat të keq politika ishte ajo që nuk arriti ti përmbush pritjet kërkesat dhe nevojat jetike që qytetarët të ndihen të kënaqur me institucionet e shtetit.

Qeveritë e pa përgjegjshme nuk punuan për të zhvilluar shtetin por prioritet kishin interesin e ngushtë në zhvatjen e pasurisë dhe aseteve shtetërore.

Garniturat e politikajve të dalura nga të ashtuquajtura parti politike përmes metodave klasike duke kapur shtetin i rrëmbyen asetet ekonomike duke i varfëruar qytetarët të cilët kanë mbetur pa vende të punës me plotë halle shëndetësore, me gjendje të vështirë ekonomike të cilët mezi ja dalin të mbijetojnë.

Politikanët e Kosovës përmes formave të ndryshme u bënë milioner duke u pasuruar përmes tenderëve të kurdisur dhe formave tjera abuzive.

Kështu përmes privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore fabrikat u shitën me qmime qesharake të kurdisura duke u ble nga anëtarët e ngushtë të familjeve, duke e fshehur emrin dhe mbiemrin e vërtetë të pronarit i cili i derdhi parat e pista.

Qfarë komenti na duhet kur toka e Kosovës u shitë nga 1 euro për ari... Kësaj garniture të politikajve si duket po i vjen fundi. Qytetarët më në fundë janë vedisue dhe e kanë kuptuar realitetin se fati i tyre është i lidhur ngushtë me ardhmërinë e ndërtimit dhe zhvillimit të institucioneve demokratike të shtetit të dalura nga vota e lirë e qytetarëve.

Aktivizimi qytetarë po ndodhë kudo në të gjitha vendbanimet e Republikës së Kosovës.

Sondazhet e Instuticioneve prestigjioze dhe të Organizatave Kredibile të cilat mirën me matjen e opinionit të shteteve të ndryshme me sisteme demokratike tregojnë për dispnonimin dhe gadishmërinë e të gjitha moshave të qytetareve të Koosvës se janë të gatshme dhe me pa durimë po presin organizimin e zgjedhjeve të jashzakonshme që përmes votës së lirë ti sjellin vendit ndryshimin e duhure duke i votuar individët me integritet të pa korruptuar të shkolluar të cilët janë garantë i ndryshimit të gjendjes së përgjithshme në Kosovë.

Duhet theksuar se një numër simbolikë i të ashtuquajturave analistë dhe opinionistë të cilët llomotitin nëpër televizionet e Kosovës me debatet e tyre po mundohen ta dezinformojnë opinionin pa e ditur realitetin dhe gjendjen e vërtet në matjen e opinionit duke u rreshtua dhe anua nga interesat e tyre të cilat janë të lidhura me grupet dhe klanet e disa partive politike.

Pranvera që po vjen do ta begatojë Kosovën me Qeveri dhe institucione të reja të cilat vendit do ti dhënë impulse të ri për ta nxjerrur nga ky kaos i cili ka humbur çdo kuptime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".