Mos i jepni askujt mundësinë që ta drejton gishtin kah ju për të keqen, edhe me votë ndëshkohet krimi

Mos i jepni askujt mundësinë që ta drejton gishtin kah ju për të keqen, edhe me votë ndëshkohet krimi
Mos i jepni askujt mundësinë që ta drejton gishtin kah ju për të keqen, edhe me votë ndëshkohet krimi

Dr. Hysni Aliu

  • 21 December 2020 - 09:49

Shkruan: Dr Hysni Aliu

 Qeveria e z. Avdullah Hoti, është një qeveri e formuar nëpërmes një grusht shteti modern, ashtu siç kam thënë edhe më herët, dhe këto qeveri, bien, atëherë kur ata që i kanë përkrahur në atë grusht shteti, nuk munden ti përkrahin më.  Tani më, rrethanat objektive kanë ndryshuar, si brenda ashtu edhe jashtë, kështu që kjo qeveri do të fundoset, dhe do të mbetet në histori, si qeveria e parë në Kosovë që erdhi nëpërmes një grusht shteti të organizuar nga Thaçi, Isa Mustafa, Haradinaj, Limaj  dhe Grenell.  Pazaret e pista, që u bënë në mes këtyre partive, po vazhdojnë, me kushtëzime të ndërsjella, ku për çdo pjesëmarrje në ndonjë votim të ndonjë ligji të caktuar, duhet ti paguhet haraqegjisë  harraqi. Tani më, janë bërë shumë haraqegji, andaj gjendja është shumë më e komplikuar. 

Në një  betejë, për të vjedhur sa më shumë nga buxheti  i shtetit, ku secili dëshiron ta merr hisen e vetë  të harraqit, natyrisht që shteti është ai që  pëson, gërryhet, thellohet , dhe dobësohet, deri në gjunjëzim. Mos harroni,  madje, një  minutë i vetëm, më tepër në pushtet, për këta kriminel modern, do të thotë miliona euro më shumë për ta.  Në 300 milionët e fundit që i ndan për gjoja rimëkëmbje ekonomike, këta për veti do i marrin  10% të asaj shume, që do të thotë 30 milion euro  harraq,  që do i vendosin në gjepat e tyre. Tani po flitet edhe për një paketë 200 milionëshe gjoja për rimëkëmbje ekonomike, ndërsa dihet mirë se kujt  dhe si do të shpërndahen ato para, pra + 20 milion të tjera në gjepat e haraqegjive.  Popullit, nuk i ka mbetur tjetër, përveç që këta haraqegji  ti dënoj rëndë me votën e lirë në zgjedhjet e ardhshme, duke votuar për VV-në dhe zn Vjosa Osmani,   në mënyrë masive, duke ju mundësuar një shumicë absolute, ku do të mund të zgjidhej edhe presidenti i vendit. 

E ftoj VV-në që të ketë kujdes me veprimet e veta, në Parlamentin e Kosovës.  Mos i jepni askujt  mundësinë që të drejton gishtin kah ju për të keqen. Ju mundë të mos merrni pjesë vetë, aty ku është Driton Selmanaj, por jo të bëheni ata që e përjashtoni një anëtar të qeverisë nga ai vend.  Edhe kështu, Driton Selmanaj, e ka thënë të vërteten e dhimbshme që jeton në zemrat e këtyre që janë në pushtet, të vërtetën të cilën e tha para disa  muajsh z. Baton Haxhi ” ku me i ndjek  pas 20 vitesh krimet” ato duhet me u fal. Pra, kjo eshte logjika se si mendon dhe funksionon ky pushtet. 

Pra, po dua të ju them juve VV- së, që më tregoni ju mua se ku dallon ky Driton Selmanaj nga z. Hoti e të tjerët aty ?! Andaj s’ ja vlen që z. Selmanajn ta bëni  të keq  e këta tjerët që ulen aty pranë jush të mirë. Këtu në perëndim, janë organet e parlamentit dhe organet e partisë që vendosin për ta përjashtuar një individ nga partia, nëse ka përdorur gjuhë raciste apo fyese ndaj një grupi ose etnie të caktuar. Është  prokuroria ajo që e vlerëson, dhe më pastaj organet vendimmarrëse veprojnë. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".