Kur përmendet kapja e shtetit, mendja të shkon gjithmonë te Hashim Thaçi lidhja me LDK-në

Kur përmendet kapja e shtetit, mendja të shkon gjithmonë te Hashim Thaçi lidhja me LDK-në
Kur përmendet kapja e shtetit, mendja të shkon gjithmonë te Hashim Thaçi lidhja me LDK-në

Faik Krasniqi

  • 21 December 2020 - 17:17

Shkruan: Faik Krasniqi

Sa herë që përmendet Gjykata Kushtetuese, të shkon mendja të Hashim Thaçi. Sa herë që përmendet KQZ, të shkon mendja te PDK-ja. Sa herë që përmendet Akademia e Shkencave, të shkon mendja te LDK-ja. Sa herë përmendet UP-ja dhe Universitetet tjera publike, të shkon mendja tek të gjitha partitë që na kanë sunduar. Jo më kot nuk kemi mbetur të izoluar!

Hashim Thaçi nuk është me President i Kosovës. Nuk ka me rëndësi vendimet qe do silleshin për veprimet e tij gjatë kohës sa ishte president. Shqetësuese për mua janë veprimet e tij të shumta në dëm të Kosovës, dhe Gjykata Kushtetuese duke mos e ndëshkuar. Gjatë kohës së pandemisë ju bënte apel qytetarëve të Kosovës që të mos i respektojnë masat e ndërmarra nga ish kryeministri Kurti. Me një fjalë u bënte apel që të infektohen dhe të përballen me vdekjen. Tmerr. Dhe duke e ditur se çfarë shëndetësie kemi. Shëndetësi të shkatërruar nga ai dhe partitë e tjera që kanë bashkërisht me të. Pse e bënte një gjë të tillë? Sepse Albin Kurti ishte kryeministër, dhe ai nuk mund ta duronte këtë fakt. Atij i duhej një kryeministër që pajtohet me qeverisjen e keqe dhe vazhdimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sa herë që përmendet Gjykata Kushtetuese, të shkon mendja të Hashim Thaçi. Sa herë që përmendet KQZ, të shkon mendja te PDK-ja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".