Qytetarët të distancohen nga mediat e instrumentalizuara në shërbim të krimit dhe kapësve të shtetit

Qytetarët të distancohen nga mediat e instrumentalizuara në shërbim të krimit dhe kapësve të shtetit
Qytetarët të distancohen nga mediat e instrumentalizuara në shërbim të krimit dhe kapësve të shtetit

Dr. Hysni Aliu

  • 22 dhjetor 2020 - 10:20

Shkruan: Dr Hysni Aliu

Mediat, kanë një ndikim të madh në mirëqenien e popullatës dhe shtetit në tërësi.  Derisa në perëndim, mediat kanë rregulla etike dhe morale se si funksionojnë, në Kosove kemi një situatë tërësisht tjetër. Shumë media, fatkeqësisht paranë e kanë para çdo gjëje tjetër, edhe para interesit  shtetëror e kombëtar, por  edhe human.

Për të ua  demonstruar ndikimin negativ të mediave, po ua marr shembull ngjarjet e tmerrshme të javës së kaluar, ku së pari një baba vret aksidentalisht vajzën e vetë në Kosovë, pastaj në një hapësirë kohore prej 2 ditësh, shkaktohen edhe tri vrasje tjera të grave dhe familjarëve në Gjermani, të gjitha shqiptare.  Perse ndodhi kështu? 

Kjo ndodhë sepse truri ynë është i  manipulueshëm,  dhe mundë të nxitet për të keqe por edhe për të mirë, e nxitësit më të mëdhenj në këtë kohë janë mediat e shkruara dhe elektronike. Këto media, në vend që të merren me gjërat që nxisin pozitivitet tek populli,  merreshin me ato vrasje, duke i freskuar të dhënat nga çasti në  çast.  

Truri ynë është edhe më i manipulueshëm, kurë është në ndikimin e stresit të madh, depresionit, vështirësive të mëdha ekonomike, familjare e shoqërore. Ata njerëz, që bën krimet në javën e kaluar, kanë pasur probleme të vazhdueshme edhe më herët, por nuk kanë vra më herët, ndërsa mediat dhe si një vepër e dikujt ka shërbyer si një trigger për të filluar  rrjedha zingjirore e të keqes dhe vrasjeve. 

Edhe në aspektin e shtet ndërtimit, mediat kanë  një rol esencial.  

 Në Kosovë, është duke u zhvilluar një betejë në mes popullit atdhedashës që po donë të ju largohet robëria  e këtij pushteti, dhe këtyre që ishin për 20 vite  në pushtet dhe robëruan çdo gjë shqiptare. Kësaj betejë të këtyre krimineleve  që robëruan, ju kanë bashkangjitur fatkeqësisht një pjesë e madhe e mediave elektronike, të cilat bëjnë çdo gjë për të vazhduar jetëgjatësinë e punëdhënësve të tyre. Ne si popull, duhet të jemi syçelë dhe të vëmendshëm në lidhje me atë që dëgjojmë dhe shohim, sepse truri i njeriut është i ndërtuar në atë mënyrë që është i manipulueshëm.

Ashtu siç serialet e ndryshme televizive, nxisin ndjenja dhe interesim tek ne, në të njëjtën mënyrë edhe disa media  që natë  e ditë e shesin identitetin e vetë, duke e vënë  në shërbim të krimit, me metodat e tyre manipulative ndikojnë tek ne,  duke e bërë të pabesueshmen të besueshme dhe të besueshmen të pabesueshme. Unë, ka muaj që nuk i kam përcjell asnjë emision televiziv ku marrin pjese robëruesit 20 vjeçar, sepse e konsideroj si një nënçmim për mua të dëgjoj mashtruesin se si dëshiron serish të ma mashtron trurin tim me gënjeshtra prej më të turpshmeve.  

Ftoj për një fushatë te organizuar për bojkotimin  e tërësishëm  të këtyre mediave që përkrahin krimin dhe këta që janë në pushtet për 20 vite.  Kjo do të ishte edhe në dobi të tyre fundi i fundit , sepse do të vetëdijsonte  edhe ato media, duke i bërë të kuptojnë, që paraja e robëruesit  është një helm për shtetin që edhe ata i përkasin. Unë e ftoj tërë popullin që ti bojkotoj tërësisht mediat që janë në anën e krimit dhe mundohen ti njollosin figurat më të ndritura  të këtij  populli.

Bojkotimi i tyre do të ishte tronditja më e madhe për robëruesit në shkuarje e sipër, por do të ishte edhe një mësim për këto media, se populli din të dënoj ata që punojnë kundër interesit të shtetit. Një ndërrim i kanalit për neve, është shumë pak, por me atë sustë  që ne ndrydhim, secili nga ne kontribuon në fundosjen e anijes së krimit dhe mediave që i përkrahin ata, në të njëjtën kohë ne e mbrojmë trurin tonë nga një dhunë psikologjike që ushtrohet nëpërmes këtyre mediave te i gjithë populli. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".