Blerim Devolli ka lidhje të fshehta me deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk shkon në komisionin hetimor

Blerim Devolli ka lidhje të fshehta me deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk shkon në komisionin hetimor
Blerim Devolli ka lidhje të fshehta me deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk shkon në komisionin hetimor

Dardan Grapci

  • 23 December 2020 - 17:39

Shkruan: Dardan Grapci

Dihet mirëfilli, dhe ky rast e ka dëshmuar katërçipërisht se Blerim Devolli është i lidhur ngushtë me deputetët kosovar, prandaj këtë rast është dashur ta marrin përsipër vetëm disa deputet të cilat janë më të pavarur, jo militantë partiak, së bashku me institucionet e drejtësisë, polici e Prokurori, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kishin pasur sukses për ta sjelle Blerim Devollin për të raportuar në këtë komision lidhur me dallaveret korruptive gjatë privatizimit.

Edhe kësaj radhe u dëshmuar që Komisioni hetimor për privatizim po ia kanë frikën Blerim Devollit. Ndryshe Komisioni hetimor është dashtë që menjëherë të kërkon nga organet kompetente siç është Policia, për të shkuar dhe për ta marr qofte edhe me pranga Blerim Devollin, e jo të anashkalohet e të sillen sikur nuk po ja ditkan adresën dhe nuk paskan asnjë lloj qasje dhe komunikimi me të.



Dua shtoje se ky grup hetimor i përberë nga deputetet te Kuvendit te Kosovës për disa raste kanë pasur suksese, por në rastin e “Devolli Group” dhe pronarit Blerim Devolli, është dashur ta angazhojnë edhe një prokurore dhe gjyqtarëve nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në mënyrë që të sigurohet që në rast të refuzimit të ftesës, ai të merret me forcë nga organet e rendit dhe të intervistohet para komisionit hetimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".